"Pyetje me spec"/ Si do ta ngushëllonin veten lopët nëse do t’i futnin brenda në qeli? (Përgjigjja për pyetjen e një dite më parë)

23 Qershor 2022, 10:35 / MADE IN ALFA ALFA PRESS

"Pyetje me spec"/ Si do ta ngushëllonin veten lopët

Në rubrikën “pyetje me spec”, Alfa iu pyeti një ditë më parë: Si do ta bënin rrush e kumbulla pasurinë futbollistët? Përgjigja e saktë: Duke i rënë me top.... Ndërsa pyetja që Alfapress ka sot për ju është: Si do ta ngushëllonin veten lopët nëse do t’i futnin brenda në qeli? 

Alfapress.al po ju sjell rubrikën “Pyetje me Spec”, e cila është e përditshme. Çdo mëngjes i mirënjohuri, “mbreti” i Fjalëkryqeve dhe lojërave inteligjente të fjalëve dhe mendjes, Kadri Vokopola, do të shtroj për ju një pyetje “me pak të futur”, pra me spec. Pyetja bëhet e thjeshtë në një mendje inteligjente por gjithsesi përgjigjen e saktë do ta mësoni ditën tjetër në faqen e alfapress.al, si dhe në Facebook.

Në të njëjtën kohë do të merrni pyetjen tjetër “me spec”, duke ju dhënë mundësi 24 orë që të “vrisni mendjen” dhe të gjeni përgjigjen e saktë.
Kujdes: Nuk bëhet fjalë për pyetje “enciklopedike” për të cilat do të tentoni të gjeni përgjigje në Google. Jo, përgjigjja e saktë është vetëm në kapacitetin tuaj për të vënë mendjen në punë.

Nuk është shumë e vështirë, mjafton që të fusni në punë logjikën dhe ndoshta edhe përvojën tuaj personale.
Jepini dhe shihemi nesër në të njëjtën kohë për të mësuar përgjigjen dhe natyrisht, për të marrë “specin djegës” të radhës./ Alfapress

Po ndodh...