Sfida për t’u përballur me të panjohurën dhe kënaqësia që të sjell ajo nuk vlerësohen me para!

11 Gusht 2022, 21:22 / MADE IN ALFA ALFA PRESS

Sfida për t’u përballur me të panjohurën dhe

Sot, shumica e shkencëtarëve janë thuajse të një mendje që shpenzimet dhe përpjekjet njerëzore për të “pushtuar” Kozmosin, janë të padobishme, dhe nuk sjellin përfitime materiale, përkundrazi marrin shume fonde që mund të përdoreshin diku gjetkë. Nga ana tjetër, NASA, por edhe shtete si BE, Kina, India etj shpenzojnë miliarda dollarë në programet e tyre hapësinore. Përse?

Kur e pyetën alpinistin britanik se përse dëshironte të ngjitej në Everest, në Himalaja, në “Çatinë e Botës” ai u përgjigj shkurt: - “Sepse ajo (maja) është aty”. 75 vite më vonë (1999), trupi i tij i pajetë u gjend në këmbët e malit të lartë nga shokët e tij që i shtynte drejt majës të rrezikshme i njëjti pasion.

E njëjta pyetje bëhet edhe sot për Hapësirën: “Përse të shkojmë në Mars?” Një shkencëtar i njohur i fushës dha të njëjtën përgjigje: “Për sport, për të parë! Kjo është e vetmja arsye, por ama është arsye shumë e fortë”.

Sfida për t’u përballur me të panjohurën dhe

Para 60 vitesh njeriu doli për herë të parë në Hapësirë, 45 vjet më parë shkeli truallin e Hënës. Stacioni hapësinor ndërkombëtar (ISS), do të vazhdojë të financohet deri në 2024, duke thithur fonde të jashtëzakonshme nga buxhetet e shteteve pjesëmarrës. Përse?

Ndonse ka edhe nga ata që mendojnë se Kapitalizmi nuk shpenzon para për qejf, shumica e shkencëtarëve dhe eksploruesve janë të një mendje se natyra njerëzore e dëshiron dhe e kërkon sfidën me të panjohurën, me enigmën, ndonëse shpesh herë e ka paguar këtë pasion edhe me jetën e vet. Kujtoni në Lashtësi Jasonin me Argonautët, Kolombin dhe Magelanin në Kohët e Reja apo R.Scott në Antarktidë dhe J.Gagarinin në Hapësirë në Kohët moderne. I njëjti pasion - Sfida për t’u përballur me “Të Panjohurën” dhe kënaqësia që të sjell ajo.

Përgatiti: Klodi Stralla

Po ndodh...