'Thatësira' në turizmin shqiptar, rekordi në atë grek dhe një pyetje për ministren Kumbaro

8 Gusht 2022, 15:43 / MADE IN ALFA ALFA PRESS

'Thatësira' në turizmin shqiptar, rekordi në atë

I morëm turistët Greqisë, por fqinjët shënojnë të ardhura rekord nga  shteti helen me të ardhura rekord nga sezoni turistik, një pyetje Kumbaros

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në fillim të muajt të kaluar deklaroi publikisht se turistët e huaj që më parë zgjidhnin Greqinë tashmë po zgjedhin Shqipërinë për të pushuar.

 ‘Është shumë interesant fakti që shumë fluks turistësh që shkonin drejt Greqisë, tashmë janë kthyer në Shqipëri’,-deklaroi ndër të tjera Kumbaro.

 Ndërkohë që plazhet e Shqipërisë por braktisen arsyeja çmimet e larta dhe pasiguria në këto plazhe siç ishte dhe aksidenti tragjik i 7 vjeçares Jonada Avdias disa ditë më parë në Himarë i shkaktuar nga skafi i drejtuar nga komisari i  policisë Arjan Tase.

Përveç kësaj, 'thatësirën' në vizitorë nuk po e ndjëjnë vetëm plazhet e jugut por edhe të tjerë.

Revista Monitor në një artikull të saj shkruan se rritja e çmimeve dhë rënia e euros ka boshatisur plazhin e Shëngjinit.

"Popullimi i plazheve ka rënë me 50%, ndërkohë baret dhe restorantet pohojnë se aktiviteti ka rënë së paku 30-40 për qind", shkruan Monitor ndër të tjera në artikull.

Por ndryshe paraqitet situata e sezonit turistik në Greqi.

Sipas mediave helene 20 miliardë euro janë parashikuar të ardhurat në Greqi si rezultat i sezonit të sukseshëm veror.

Numri i turistëve që kanë ardhur për pushime në shtetin helen ua kalon edhe atyre të vitit 2019, periudhë kjo përpara shpërthimit të pandemisë, sipas këtyre mediave.

Aktualisht zyrtarë të qeverisë së Kyriakos Mitsotakis thonë se të ardhurat nga turistët e huaj kanë sjellë rreth 18,2 miliardë euro përfitime, shifër kjo e cila pritet të rritet me 2 miliardë deri në fund të gushtit.

Gjithashtu dhe muaji gusht i cili sapo ka nisur ka shënuar nivele të paprecedentë të mbërritjes së turistëve , ndërsa  i prenotimeve po ashtu vijon të jetë i lartë edhe për muajin shtator.

Aktualisht, ishujt jugor të Egjeut dhe ishulli i Kretës disponojnë pjesën më të madhe të të ardhurave nga turizmi në shtetin helen.

Tani një pyetje për ministren Kumbaro: Këta turistët, Greqisë ia morëm pasi lekët i lanë atje?!/alfapress.al

Po ndodh...