Vëllezërit Mongolfier

5 Qershor 2022, 07:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vëllezërit Mongolfier

E kam bërë zakon që sa herë shfletoj Kalendarin enciklopedik të ditës dhe gjej aty ndonjë gjë interesante për t’u kujtuar apo vlerësuar shkruaj diçka të shkurtër por me interes për lexuesin.

Kësaj here 4 qershori përkonte me dy ngjarje të veçanta, të ndodhura në kohë dhe vende të ndryshme:

- E para nga fusha e politikës - 4 qershori i 1989-ës na kujton shtypjen me gjak të revoltave studentore në sheshin Tien An Men nga regjimi komunist i Teng Sio Pin-it në Kinë.

- E dyta nga fusha e shkencës - 4 qershor 1783, kur vëllezërit francezë Mongolfie u shkëputën për herë të parë nga Toka me Balon, duke hapur një erë të re, atë të fluturimit të qenieve njerëzore në hapësirë.

Midis të dy këtyre ngjarjeve unë preferova të shkruaj për të dytën, ndonëse të dy ngjarjet janë “shkëputje”, e para e njeriut nga Regjimi dhe e dyta e njeriut nga Toka, ku e para dështoj ndërsa e dyta pati sukses.

Ishte 4 qershori i vitit 1783, plot 235 vite më parë, kur në qytetin provincial Ardeche të Francës, vëllezërit Zhozef dhe Zhak Mongolfier demonstruan në publik Balonin e tyre mbushur me ajër të nxehtë. Fillimisht habi, pastaj ankth dhe më së fundi ngazëllim kolektiv. Për herë të parë një qenie njerëzore shkëputej nga Toka mëmë dhe ngjitej drejt qiellit, në atmosferë.

Demonstrimi u krye përpara një turme të madhe njerëzish plot kureshtje. Baloni fillimisht i mbushur me ajër të nxehtë (më i lehtë se ajri), në sajë të forcës të Arkimedit, lëvizi ngadalë drejt qiellit dhe mbriti lartësinë 2000 m mbi Tokë. Fluturimi zgjati rreth 10 min.

Kur lajmi mbriti në Paris mbreti i asaj kohe Luigji i 16-të me dekret mbretëror Mongolfie-të i ngriti në rangun e familjeve fisnike dhe që nga ajo kohë ata njihen si “de Mongolfier”.

Ndonëse Baloni kishte shumë defekte, sidomos në manovrim dhe ishte i rrezikshëm për pilotim, më pas, të tjerë shpikës i perfeksionuan ato për të mbërritur sot tek fluturimet e largëta kozmike. Dhe kjo vetëm në 2 shekuj!

Përgatiti: Klodi Stralla, Alfapress

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128