100 vite dritë nga Toka, zbulohen 6 planetë që “vallëzojnë” rreth yllit të tyre

30 Nëntor 2023, 00:02 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

100 vite dritë nga Toka, zbulohen 6 planetë që

Është zbuluar një sistem i përbërë nga gjashtë planetë, orbitat e të cilit janë aq të rregullta dhe në harmoni sa të sugjerojnë një vallëzim të ngjashëm me valsi.

Të përshkruar në revistën “Nature”, planetët janë 100 vite dritë larg nga Toka, në yjësinë Coma Berenices.

Ylli i tyre, HD 110067, është më i ndrituri deri më tani dhe ka një sistem prej më shumë se katër ekzoplanetësh.


“Zbulimi është një minierë ari të dhënash mbi formimin e sistemeve planetare”, tha koordinatori i studimit Rafael Luque nga Universiteti i Çikagos.

Po ndodh...

ide