Cila është “distanca e sigurt” në det? Deri në çfarë largësie mund të ndjeni shkarkimin e vetëtimës?

15 Gusht 2022, 14:14 / MISTERE ALFA PRESS

Cila është “distanca e sigurt” në det? Deri në

Për të patur një vlerë të saktë të distancës në të cilën shkarkimi i rrufesë ndihet sapo të prekë ujin, është e nevojshme të dihet kripësia e detit në atë pikë (që ndikon në përçueshmërinë e ujit) dhe fuqinë e vetëtimës pasi që nuk janë të gjitha goditjet e rrufesë njësoj.

Duke marrë parasysh se, në përgjithësi, një rrufe ka një diferencë potenciale prej disa qindra milion volt (rryma në shtëpitë tona shkon në 220/230 V) dhe se uji i detit është në çdo rast një përcjellës i mirë, është e mundur që megjithatë, mund të vlerësohet se goditja arrin një mesatare prej disa kilometrash nga pika e rënies, me një intensitet në përpjesëtim të zhdrejtë me distancën.

Mund të vlerësohet gjithashtu se, brenda një rrezeje prej 500 metrash nga pika e rënies, shanset për të mbijetuar për një njeri do të ishin shumë të vogla./Scan Tv

 

Po ndodh...