Fotoja tepër e qartë tregon një UFO, disku fluturues shfaqet në qiell pas stuhisë

6 Shtator 2022, 16:38 / MISTERE ALFA PRESS

Fotoja tepër e qartë tregon një UFO, disku fluturues shfaqet

Një foto tepër e qartë tregon një UFO në formën disku që vlerësohet të rreth 15.24 metra e cila është shfaqur gjatë një stuhie para se të zhdukej në hapësirë.

Kjo foto ka shkaktuar bujë pasi ato u shfaqën në lajmet e TV kombëtare në Meksikë.

Ishte mekaniku Juan Manuel Sanchez i cili bëri fotot dhe më pa i publikoi në Facebook e tij, shkruan The US Sun.

Ai pretendon se e vuri re objektin ndërsa po përpiqej të bënte foto me celularin e një stuhie që po afrohej.

Fotot e qarta dhe me rezolucion të lartë duket se tregojnë diskun fluturues të UFO-ve i cili del mes rreve të errëta dhe më pas zhduket në hapësirë.

Por ndërsa fotot kanë shkaktuar bujë, është e paqartë nëse fotot janë të përpunuara apo pamje të vërteta të një objekti misterioz.

Juan megjithatë i qëndron historisë së tij.

Gruaja e tij dhe një nga komshinjtë gjithashtu  pretendojnë se e kanë parë diskun misterioz përpara se të fluturonte në qiell drejt hapësirës.

Fotoja tepër e qartë tregon një UFO, disku fluturues shfaqet

Fotoja tepër e qartë tregon një UFO, disku fluturues shfaqet

 

Po ndodh...