Gjendet mekanizmi mbi 120-vjeçar i orës së vjetër të Shkodrës! Do rindërtohet dhe sahati

4 Mars 2024, 00:02 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Gjendet mekanizmi mbi 120-vjeçar i orës së vjetër të

Gjendet mekanizmi mbi 120 vjeçar i orës së vjetër të qytetit të Shkodrës.

Ajo është gjetur në kullën e një pallati 6 katësh, ku ishte ruajtur nga një familje shkodrane për 33-vjet pas rrëzimit të komunizmit. 

Përmes një postimi në facebook kryebashkiaku i Shkodrë, Benet Beci tregon se mekanizmi i vjetër i sahatit u gjet në kullën e vogël ngritur enkas mbi pallatin në qendër të qytetit. 

"Kurrë s'e mendova se do ta gjenim mekanizmin e vjetër të sahatit aty në kullën e vogël ngritur enkas mbi pallat, kur i kërkova një punonjësi të bashkisë të shkonte ta verifikonte. Mekanizmi mbi 120 vjeçar i sahatit ishte akoma aty, falë familjes Kurraj dhe zonjës Suzana që e kishin ruajtur në vite.

M'u duk se zbuluam një thesar të qytetit, ndaj dua të shpreh edhe publikisht mirënjohjen time dhe në emër të Bashkisë Shkodër për qytetarinë e treguar nga kjo familje gjatë gjithë këtyre viteve'.

Falë orëndreqësit Besnik Sahatçia, mirëmbajtësit Ermir Dibra dhe restauratorit Petrit Bilali u mësua historiku i këtij sahati dhe vlerat që ai mbart, por edhe të realizohej pastrimi e mirëmbajtjen e mekanizmit të tij.

Me këtë nismë te thjeshtë, por i bindur që kam mbështetjen e qytetarëve shkodranë, kam kënaqësinë t'ju njoftoj se ky mekanizëm po bëhet pjesë e fondit të Muzeut të qytetit" - shkruan kryebashkiaku duke shtuar se po punohet për rindërtimin e plotë të Sahatit të Shkodrës për ta bërë funksional në të njëjtin vend.

 

Po ndodh...

ide