Historia e vërtetë e kësaj fotoje që bëri bujë në rrjete sociale

23 Qershor 2022, 18:03 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Historia e vërtetë e kësaj fotoje që bëri bujë

Imazhi i njeriut që dyshohet se vdiq teksa masturbonte në Pompei, i cili u shkatërrua nga shpërthimi i vullkanit 2000 vjet më parë, bëri bujë në rrjete sociale kur ajo u publikua.

Por së fundmi është treguar e vërteta e kësaj e fotoje që është shumë ndryshe nga ajo që u mendua se ky njeri po bënte në momentet e fundit të jetës së tij.

Pompei ishte atëherë një qytet i ndërtuar në këmbët e malit Vezuv.

Qyteti kishte disa nga arkitekturat më të mira në botë dhe tokat ushqeheshin nga hiri pjellor i vullkanit.

Mijëra njerëz e vizitonin Pompein për betejat e gladiatorëve që zhviloheshin në stadiume.

Ndonëse banorët e Pompeit jetonin rreth 10 kilometra larg Vezuvit nuk ishin të përgatitur për shpërthime.

E gjitha jeta në Pompei pas shpërthimit të vullkanit përfundoi brenda 15 minutave.

Rreth 2000 njerëz humbën jetën për shkak të fenomenit të quajtur ‘’rrjedhje piroklastike’ nga ky shpërthim vullkanik.

Studiuesit theksuan se banorët e qytetit ishin bllokuar nën këtë re të grimcave vullkanike në shtëpitë e tyre ose në rrugë përpara se të kishin një shans për të shpëtuar.

Artikulli në revistën Scientific Reports thotë, "Ekspozimi ndaj ajrit të nxehtë në 200-250 °C njeriu mund të mbijetojë për 2-5 minuta, por prania e hirit të nxehtë të imët redukton më shumë kohën e mbijetesës.

Dhe “njeriu që në dukej sikur masturbonte” në fakt nuk po masturbonte. 

Ashtu si mijëra të tjerë që humbën jetën në Pompei, ai vdiq nga gazrat e nxehtë vullkanikë. T

rupi i tij, veçanërisht këmbët dhe krahët, ishin kontraktuar nga nxehtësia. 

Në fakt, shumë nga viktimat e gjetura në rrënojat e Pompeit vdiqën në pozicione të ngjashme.

Pasi fotoja doli sërish në plan të parë në vitin 2017, studiuesja italiane zbuloi të gjitha faktet që qëndrojnë pas kësaj kornize. 

Në fund të fundit, një mënyrë e tillë vdekjeje më shumë shkakton dhimbje dhe trishtim sesa të bën për të qeshur.

Historia e vërtetë e kësaj fotoje që bëri bujë

Historia e vërtetë e kësaj fotoje që bëri bujë

Historia e vërtetë e kësaj fotoje që bëri bujë

Historia e vërtetë e kësaj fotoje që bëri bujë

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128