Isaac Newton parashikoi se kur bota do të marr fund

8 Shtator 2022, 17:47 / MISTERE ALFA PRESS

 

Isaac Newton parashikoi se kur bota do të marr fund

Nga Andrei Tapalaga, History of Yesterday

Gjatë gjithë historisë ka pasur kultura dhe fe të ndryshme që specifikonin një skenar të caktuar për ‘fundin e botës.’

Kanë kaluar shumë nga ato data pa ndodhur asgjë ku e fundit ishte viti 2012, viti i cili ishte konsideruar nga kalendari Maya si dita e fundit e njerëzimit.

Të gjitha këto skenarë të shkruar për fundin e njerëzimit janë të shkruar para Krishtit.

E përbashkëta e këtyre skenarëve është se ato bazohen në besim dhe asnjëri nuk ka një aryse të fortë se pse pikërisht botës do t’i vijë fundi.

Ndërsa ngjarjet që janë parashikuar në njëfarë mënyre brenda historisë moderne ishte dhe përdorimi i matematikës, e cila padyshim është shkenca që ndihmoi për evolucionin tonë teknologjik.

Arsyja pse unë e përmend këtë, shkruan autori është se ekziston një teori’ e fundit të botës’ që nuk bazohet në besime por në matematikë.

Personi që shkroi këtë teori nuk është askush tjetër përveç se Isaac Newton, një nga matematikanët më të mëdhenjë në histori.

Përveçse ishte i famshëm për krijimin e ligjeve bazë të fizikës që janë bërë shtyllat e shkencës moderne, ai ishte gjithashtu ai që krijoi llogaritjet , diçka që ne e përdorim çdo ditë.

Pse 2060 ?

Isaac Newton parashikoi se kur bota do të marr fund

Teoria nuk është një legjendë e vjetër, por në fakt është e shkruar me një copë letër nga Isaac Newton dhe i përket vitit 1704.

Newton është i njohur për shkrimin e veprave të tij në copa letre të humbura por arsyeja pse kjo copë leter u ruajt u zbulua qindra vjet më vonë.

 Përveç ekuacioneve matematikore në fund të faqes, ka 7 pika që thjeshtojnë arsyen se përse bota do të përfundojë në vitin 2060.

Nuk ishin vetëm matematika, por edhe Libri i Danielit që e kishte shtyrë Newton të arrinte në këtë teori.

Për ata që nuk kanë njohur mbi librin e Danielit  (i njohur gjithashtu si Profecia e Danielit) është testamenti më i vjetër në krishterim që fokusohet në hapat e parë të njerëzimit nga një këndvështrim fetar. 

Libri gjithashtu ka një fokus të fortë te apokalipsi biblik dhe si mund të ndodhë kjo.

"Fundi i botës" të cilit Newton i referohet teorisë së Librit të Danielit është kur Jezusi do të kthehet dhe do të sjellë paqe në këtë botë duke qenë sundimtar për një mijëvjeçar të tërë. 

Jezusi do të digjte të gjithë ata që kanë korruptuar krishterimin për përfitimet e tyre personale dhe do të na mësonte të gjithëve të jetojmë në harmoni. 

Ata që e kundërshtojnë do të përballen me zemërimin e tij dhe ata që e përqafojnë do të përballen me dashurinë e tij.

Bazuar në besimet dhe matematikën e Newton, bota do të përfundojë 1260 vjet nga themelimi i Perandorisë së Shenjtë Romake.

Perandoria e Shenjtë Romake u themelua në vitin 800, kështu që nëse bëni llogaritë, shohim se përputhet.

Unë besoj se arsyeja pse u zgjodh formimi i Perandorisë së Shenjtë Romake mund të gjendet në Librin e Danielit.

Shkenca dhe Feja

Kjo më kthen te një nga argumentet më të vjetra në këtë tokë, shkruan autori se shkenca dhe feja nuk shkojnë paralelisht, por atëherë pse mendja më e madhe shkencore në histori besonte te feja?

 Unë jam shprehur dhe më parë shkruan autori në shkrimin e tij se lidhjen se edhe Albert Ajnshtajni besonte shumë në fe .

Në këtë teori, ne kemi një kombinim midis matematikës dhe fesë, llogaritjet profetike të Newton vërtetojnë mentalitetin e tij duke treguar jo vetëm besimin në shkencë dhe fe, por duke i parë ato të bashkohen si dy gjëra që mund të plotësojnë njëra-tjetrën.

Për shumicën e shkencëtarëve, feja mund të duket si një fantazi, sepse ata nuk e kanë studiuar mjaftueshëm.

Pra, kjo vlen për njerëzit fetarë ekstremistë që nuk besojnë në shkencë apo teknologji.

Është thjesht një rreth vicioz ku njerëzit mbyllen në besimet e tyre pa u kujdesur të dëgjojnë një këndvështrim tjetër.

A ka të drejtë Njutoni?

Vetëm koha do ta tregojë, por pjesa më e madhe e punës që është bërë nga N mbi baza teorike aq sa është praktike e saktë dhe e besueshme, gjë që më bën të besoj se Newton ka të drejtë.

Edhe gjenerata e parë e inteligjencës artificiale në një projekt nga MIT në 1973 kishte theksuar se bazuar në zakonet tona botës do t’i vijë një lloj fundi këtë shekull.

Po, ne po evoluojmë nga një këndvështrim teknologjik, por kur bëhet fjalë për aspektin social, ne po ndryshojmë si qenie njerëzore. 

Shumica prej nesh po harrojnë se çfarë është të qenit njeri.

 Nëse Jezusi nuk do të zbresë, atëherë kjo botë duke përfshirë të gjithë njerëzit  e saj do të digjet në një mënyrë ose në një tjetër gjatë këtij shekulli.

Nuk e kam fjalën për djegien në zjarrin e ferrit, por shkatërrimin në masë nga armët.

Duke menduar për këtë, ndoshta kjo është ajo që testamentet e vjetra i ishin referuar gjatë gjithë kohës kur shkruanin se do të digjeshim nga zjarret e ferrit.

 Unë vetë më pëlqen të besoj edhe në shkencë edhe në fe edhe nëse nuk jam shumë fetar.

 Edhe një herë, vetëm koha do ta tregojë, vetëm shpresoj se do t'ia dalim deri në vitin 2060.

 



 

Po ndodh...