Metorët zbulojnë adoleshencën e trazuar të Sistemit Diellor

7 Qershor 2022, 15:48 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Metorët zbulojnë adoleshencën e trazuar të Sistemit Diellor

Sistemi diellor pati një adoleshencë më të turbullt sesa pritej: siç dëshmohet nga meteorët të cilët për herë të parë na lejojnë të përcaktojmë periudhën në të cilën përplasjet midis objekteve qiellore ishin bërë jashtëzakonisht të shpeshta, për të rënë përsëri.

Këtë e tregon studimi i udhëhequr nga ETH Cyrih dhe i botuar në revistën Nature Astronomy, i cili do të ndihmojë për të kuptuar më mirë jo vetëm se si u formuan planetët e  Sistemit Diellor , por edhe ata që rrotullohen rreth yjeve të tjerë.

Studiuesit e udhëhequr nga Alison Hunt mblodhën mostra të 18 meteorëve të ndryshëm, dikur pjesë e bërthamave hekuri të asteroidëve.

Këto të fundit në fakt janë kapsula kohore të cilat kanë mbetur thelbësisht të pandryshueshme që nga formimi i tyre në sistemin e ri diellor miliarda vjet më parë.

Autorët e studimit analizuan në mënyrë specifike një izotop argjendi, domethënë një atom që ka një numër të ndryshëm neutronesh në bërthamë sesa elementi origjinal dhe që grumbullohet brenda asteroideve me kalimin e kohës. Ky nuk është studimi i parë që shqyrton këtë aspekt, por është i pari që ka marrë në konsideratë edhe efektin shqetësues të rrezeve kozmike, të cilat ngadalësojnë procesin e akumulimit.

Metorët zbulojnë adoleshencën e trazuar të Sistemit Diellor

Një nga fragmentet e meteorit që bëri të mundur rindërtimin e periudhës më të trazuar të Sistemit Diellor

Në këtë mënyrë, studiuesit zbuluan se të gjitha fragmentet e studiuara iu nënshtruan përplasjeve të përsëritura pak a shumë njëkohësisht, në një periudhë që varionte nga 7.8 deri në 11.7 milion vjet pas lindjes së  Sistemit Diellor : një adoleshencë, pra,që  zgjati rreth 4 milion vjet.

 Sipas autorëve, shpjegimi më i mundshëm për këtë periudhë të papritur kaosi është shpërndarja e  mjegullnajës diellore: gazit dhe pluhurit që rrethoi Diellin kur ai ishte ende një protoyll dhe që u hodh gradualisht nga  rrezatimi diellor dhe era.

 

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128