Misteri që qëndron pas “ishullit fantazmë” që u zhduk në Arktik

15 Shtator 2022, 11:08 / MISTERE ALFA PRESS

Misteri që qëndron pas “ishullit fantazmë” që u

Në vitin 2021, një ekspeditë jashtë Grenlandës veriore zbuloi atë që dukej të ishte një ishull i paeksploruar më parë. Ishte një vend i vogël, por që  u shpall pretendent për titullin e masës tokësore më të njohur nga veriu në botë.

Zbuluesit e quajtën Qeqertaq Avannarleq. Por kishte një mister në rajon. Vetëm në veri të Kepit Morris Jesup, disa ishuj të tjerë të vegjël ishin zbuluar gjatë dekadave, dhe më pas ishin zhdukur.

Disa shkencëtarë thanë se këto ishin brigje shkëmbore që ishin tërhequr për shkak të akullit. Por kur një ekip topografësh zviceranë dhe danezë udhëtuan në veri për të hetuar fenomenin e “ishullt fantazmë”, ata zbuluan krejtësisht diçka tjetër.

Ata publikuan gjetjet e tyre në shtator 2022: Këta ishuj  janë në fakt ajsbergë të mëdhenj të vendosur në fund të detit. Ky nuk ishte ishulli i parë që zhduket në Arktik.


Gati një shekull më parë, një ekspeditë inovative ajrore rikrijoi hartat e zonave të mëdha të detit Barents. Ekspedita e vitit 1931, ishte plan i një gazete amerikane të William Randolph Hearst.

Ekspedita ajrore që ata krijuan do të përdorte teknologji pioniere dhe do të bënte zbulime të rëndësishme gjeografike, meteorologjike dhe magnetike në Arktik. Ekspedita njihej si Polarfahrt – “udhëtim polar” në gjermanisht. Pavarësisht tensioneve ndërkombëtare në atë kohë, zeppelin kishte një ekip shkencëtarësh dhe eksplorues gjermanë, sovjetikë dhe amerikanë, raporton abcnews.al.

Midis tyre ishin Lincoln Ellsworth, një amerikan i pasur dhe eksplorues me përvojë të Arktikut, i cili do të shkruante rrëfimin e parë shkencor të Polarfahrtit dhe zbulimeve të tij gjeografike.

Po ndodh...