Raporti final: Si u shkatërrua nëndetësja “Titan”

16 Tetor 2025, 15:41 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Raporti final: Si u shkatërrua nëndetësja “Titan”

Një vit pas tragjedisë që tronditi botën, autoritetet amerikane kanë publikuar raportin përfundimtar mbi shpërthimin e nëndetëses Titan. Dokumenti hedh dritë mbi shkaqet që çuan në vdekjen e pesë personave dhe zbulon mungesat kritike në sigurinë e kompanisë OceanGate.

Rrënojat e Titanikut kanë tërhequr eksplorues për dekada, por në vitin 2023 ky kuriozitet rezultoi fatal për nëndetësen Titan të kompanisë OceanGate.

Një ngjarje me shumë mister që I mori jetën 5 personave që ndodheshin brenda saj.

Por Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të SHBA-së, i ka dhënë fund çdo pikëpyetje në një raporti zyrtar

Sipas tij rezulton se mjeti nënujor shpërtheu për shkak të strukturës së dobët, e cila nuk ka përballuar presionin e ujit në thellësinë ku ndoedheshin edhe rrënojat e Titanik.

Hetimi i mjaftëpritur mbi nëndetësen nxorri në pah edhe një problematike tjetër brenda kompanise OceanGate, atë të testimit. Edhe pse disa punonjës pohuan se siguria ishte prioritet, hetimi ka tregaur një tjetër realitet.

Shqetësime janë ngrijtur po ashtu edhe për pranimin e pasagjerëve pa eksperiencë që paguajnë për mëarrë pjesë në këto misione në vend të specialistëve. Sipas rregulloreve amerikane, është e paligjshme të transportosh pasagjerë në një nëndetëse eksperimentale.

Megjithatë kjo nuk e ndaloi drejtorin ekzekutiv amerikan të OceanGate Stockton Rush, eksploruesin francez Paul-Henri Nargeolet dhe 3 biznesmentë Hamish Harding, Shahzada dhe Suleman Dawood,  që kishin paguar nga 250 mijë dollarë për të parë rrënojat e Titanikut,

Pavarësisht paralajmërimeve, drejtori i OceanGate Stockton Rush ishte i vendosur që ta kryente misionin e tij, duke thënë se “nëse Roja Bregdetare do të bëhej problem… ai do ta zhdukte këtë problem”. Vendosmëri kjo e cila rezultoi tragjike për të dhe për pasagjerët e tjerë.

Po ndodh...

ide