
Zbret në hënë sonda private “Blue Ghost”


Një sondë private, e pajisur me fshesë elektrike, trapon dhe pajisje të tjera eksperimentale për NASA-n, u ul të dielën në sipërfaqen e hënës. Ky është misioni më i fundit i një sërë kompanish që synojnë të bëjnë kërkime në hënë përpara misioneve madhore me astronautë.
Sonda “Blue Ghost” e kompanisë “Firefly” zbriti nga orbita hënore drejt një krateri në atë që njihet si pjesa më e afërt e hënës me Tokën ose që është gjithmonë përballë planetit tonë dhe mund të shihet me sy të lirë.
Qendra e kontrollit të fluturimit në Teksas konfirmoi uljen me sukses të sondës. Sonda “Blue Ghost”, që mban emirin e specieve të rralla të xixëllonjave, u lëshua nga Florida në muajin janar në një raketë të kompanisë SpaceX.
Dy kompani të tjera pritet të ndërmarrin misione të ngjashme gjatë javëve në vazhdim. Misionet e reja drejt hapësirës u paraprijnë planeve të NASA-s për kthimin e astronautëve në hënë dhe synimeve për zgjerimin e eksplorimeve të hapësirës së largët.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128