Zbulohet një person me grupin e gjakut P në Kinë/ Gazetari: Çfarë thonë shkencëtarët

15 Janar 2024, 10:38 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Zbulohet një person me grupin e gjakut P në Kinë/ Gazetari:

Gazetari Edison Myrteza ka ndarë detaje nga grupi më i ri i gjakut që po qarkullon, i cili njihet si “Gjaku i dinozaurit” ose “Gjaku Panda”, edhe ndodhet në 0.4% të popullsisë së Kinës

Në një lidhje me Skype nga Kina për emisionin “ABC e Mëngjesit”, ai ka thënë se shkencëtarët janë duke zbuluar si arriti deri te njeriu, madje, grupi i gjakut P është akoma më i rrallë. Sakaq, Edisoni theksoi se fillimisht ky grup gjaku u konstatua rastësisht nga kontrollet rutinë të qytetarëve, duke i befasuar të gjithë.

Nuk e di pse shkencëtar e kanë quajtur gjaku i dinozaurit ose i Pandës, ndoshta sepse Panda është kafshë kineze dhe dinozauri shumë i rrallë. Por në Kinë është një gjak i veçantë. Ka qene një kontroll rutinë dhe është zbuluar te shumë persona që nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin në pjesë të ndryshme të Kinës. Në këtë dhjetëvjeçar, ky është rasti i katërt. Sipas shkencëtarëve, është një grup gjaku i veçantë. të gjitha këto raste janë duke u studiuar, se çfarë të veçante ka dhe si arriti deri te njeriu. Deri tani në Kinë janë zbuluar 10 lloje grupi gjaku dhe grupi i gjakut P është më i veçantë”, u shpreh gazetari.