Zbulohet statuja e Jane Austen për 250-vjetorin e lindjes

Një statujë e shkrimtares së njohur Jane Austen është inauguruar në oborrin e “Katedrales së Winchester”-it, për të shënuar 250-vjetorin e lindjes së saj.
Ceremonia përurimore u zhvillua pas një shërbese solemne në katedrale dhe statuja u zbulua nga Nigel Atkinson, lord i Hampshire.
Vepra është realizuar nga artisti Martin Jennings, i cili po punon gjithashtu për skulpturën e mbretëreshës Elizabeth II që do të vendoset në memorialin kombëtar në Londër.
Jennings e ka paraqitur Austen në madhësi reale, rreth 1.7 metra e lartë.
“Varri i Jane Austen është një vend i dashur për shumë njerëz, por nuk i bën plotësisht nder vizionit të saj moral dhe trashëgimisë së saj letrare. Kjo statujë synon ta përfaqësojë atë si figurë të fuqishme dhe elegante, me tiparet karakteristike dhe tryezën e saj të shkrimit”, tha lordi Atkinson
Gjatë shërbesës, aktorët Joanna David, Susannah Harker dhe Adrian Lukis, të njohur nga adaptimi televiziv i BBC-së i vitit 1995 të “Pride and Prejudice”lexuan pjesë nga romani.
Jane Austen lindi më 16 dhjetor 1775 në Steventon, Hampshire, ku i ati ishte famullitar. Pas vdekjes së tij në 1805, ajo u zhvendos në Chawton, ku shkroi veprat më të njohura, dhe më pas në Winchester, ku ndërroi jetë në vitin 1817.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


