Zbuloni si të mbroheni nga mashtrimi i ri që synon përdoruesit e Gmail në Google?

Google përballet me një shkelje të të dhënave dhe ishte vetë gjiganti i teknologjisë që njoftoi lajmin duke përshkruar një sulm sigurie që rezultoi në akses dhe zbulim të paautorizuar të të dhënave personale të përdoruesve, shkruajnë mediat e huaja.
”Gjiganti i teknologjisë me seli në Mountain View paralajmëroi gjithashtu së fundmi për një tjetër mashtrim të ri, në të cilin individë keqdashës imitojnë mbështetjen e IT-së së Google për të hakuar llogaritë e përdoruesve dhe për të aksesuar informacionin personal ose financiar”, sipas Columbus Dispatch.
Për këtë arsye, kompania me seli në Kaliforni ka këshilluar 2,5 miliardë përdoruesit e saj të Gmail të përditësojnë fjalëkalimet e tyre dhe të forcojnë sigurinë e tyre.
Siç raportohet nga blogu i sigurisë kibernetike Malwarebytes Labs, mashtruesit zakonisht u dërgojnë një email përdoruesve duke i informuar ata se “llogaria e tyre nuk është e sigurt” dhe duke i nxitur ata të rivendosin fjalëkalimin e tyre.
Pasi të futin kredencialet e tyre të hyrjes duke përdorur lidhjen mashtruese, viktimat pa e ditur u japin hakerëve qasje në llogarinë e tyre.
Pra, si mund ta mbroni veten? Google ka deklaruar se Gmail nuk dërgon kurrë mesazhe ose email-e që kërkojnë fjalëkalimet e përdoruesve ose informacione të tjera personale.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
