Sulm i përqëndruar kundër Ina Zhupës brenda Rithemelimit: Nuk ta harrojmë!

28 Maj 2024, 14:57 / POLITIKË ALFA PRESS

Sulm i përqëndruar kundër Ina Zhupës brenda Rithemelimit:

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka sulmuar deputeten Ina Zhupa, teksa kjo e fundit ka postuar një foto me dy kryetarët e PD të degëve Finiq dhe Konispol.

Ai shprehet se nuk është normale dhe as etike që një deputet të deklarojë votën dhe të mbajë anë.

Murrizi shton se “do të ishte mirë të postoje edhe me kryetaren e degës Sarandë Manjola Nikollo” pasi sipas tij nuk ka nevojë t’i lëpihet askujt për lëmoshë.

“E nderuar deputete Ina Zhupa

Shumë mirë ke bërë që ke hedhur në Facebook-un tënd fotot me dy kryetarët e degëve Finiq dhe Konispol që fituan në garën mes demokratëve të dielën si kryetar dege.

Por do kishe bërë mirë të postoje edhe me kryetaren e degës Sarandë Znj Manjola Nikollo që fitoi përsëri si kryetare e kësaj dege me 289 vota.

Një zonjë e nderuar dhe një arkitekte që nuk ka nevojë për t’iu lëpirë askujt për lëmoshë.

Saranda ka më shumë peshë se sa Finiqi dhe Konispoli znj Ina dhe nuk është fare normale e as etike që një deputet të deklarojë votën, anësinë e aq më keq të shprehë urrejtje me xheste kur fituesit nuk janë pjesë e tufës që ju lëpihen apo qe ju mashtrojnë.

Opozita znj Ina është mision fisnik por i vështirë që nuk ka nevojë vetëm për lëpirësa.

Zj Manjola ka qenë qysh në fillim me Rithemelimin dhe kjo nuk besoj që përbën shkak që ti dhe ju që erdhët më pas tek Rithemelimi të filloni të realizoni aspiratat tuaja për të përkrahur vetëm ata qe ju pëlqejnë apo ju servilosen ju si deputet.

Ata që duruan ofendimet tuaja, sharjet dhe fyerjet tuaja nga 9 shtatori 2019 derisa ju bëtë “ kthesën” befasuese, që duruan gazin lotsjellës dhe dajakun tuaj, nuk ju kane asnjë faj.

Përkundrazi ju të gjithë ju detyroheni demokratëve qëndrestarë.

Ndaj nuk ju shkon dhe nuk tolerohet kjo sjellje me dy standarde sepse çdo gjë ka kosto znj Zhupa dhe së shpejti gjithsecili nga ne do paguajë koston e sjelljes para çdo opozitari.

Suksese kryetares së degës Sarandë znj. Manjola Nikollo. Suksese opozitarëve të Sarandës dhe gjithë Shqipërisë pavarësisht se do të gjithë na pëlqejnë në sjelljen tonë.

Opozita është kauzë, mision dhe detyrë shumë më e madhe se ëndrra e gjithsecilit prej jush deputetëve të sotëm e prej kujtdo që ëndërron një karrige në zgjedhjet e vitit 2025”, shkruan Murrizi në Facebook./ Alfapress.al

Po ndodh...