
20 orë nga nisja e regjistrimit të emigrantëve për të votuar/ Kryesojnë kërkesat nga shqiptarët e Italisë, ja sa persona kanë aplikuar deri tani

Kanë kaluar më shumë se 20 orë nga nisja e regjistrimit të emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit. Deri tani kanë aplikuar online në KQZ, 2613 emigrantë me banim në Diasporë.
Deri në orën 17:30 kanë aplikuar 2613 persona, nga të cilat 145 kërkesa janë pranuar, ndërsa 59 janë refuzuar dhe pjesa tjetër janë në shqyrtim. Në aplikime dominonin me 76.6% burra dhe moshat kryesisht të reja. 60% të aplikuesve janë të moshës 25-45 vjeç.
Diaspora e Italisë është në krye të listës së aplikimeve në këtë ditë të parë, e ndjekur nga Gjermania, Anglia, Greqia dhe Amerika. Ata janë votues kryesisht në qarqet Tiranë, Durrës, Fier e Vlorë.
Një staf i KQZ-së, punon me 3 turne për t’u përgjigjur kërkesave, duke i informuar për kalimin me sukses, apo refuzimin.
Aplikimet mbyllen në datën 4 mars 2025. Në 11 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit.
Nëse jeni emigrant, për t’u regjistruar duhet të aplikoni në këtë LINK

Cirku mediatik dhe debati publik i përçudnuar në Shqipëri
ide

Shkëlqimi i Erionit ra, por hijet që ai la pas, ngelen

Pse u ndërsyen të gjithë kundër SPAK?

Tragjikomedia Shqiptare – Një Roman në Aksione
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128