4 orë në SPAK/ Ish-ministri Haxhinasto: Deklarimet e mia i dhashë aty ku duhet

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, qëndroi për gati 4 orë në SPAK.
Pas daljes nga SPAK, Haxhinasto u shpreh kështu për mediat: “Kam ardhur si dëshmitar për çështje të caktuara. Deklarimet e mia i dhashë aty ku duhet”.
Haxhinasto nuk u përgjigj nëse dha shpjegime për llogari të dosjes “Meta-Kryemadhi”.
Në dosjen e SPAK ndaj ish-Presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi, Haxhinasto përmendet për disa komunikime me SMS mes tij dhe Kryemadhit mbi lidhjen e një kontrate interkonjeksioni të fibrave optike në vend.
Në një komunikim të 31 marsit 2014 në WhatsApp, Kryemadhi i thotë Haxhinastos: “Jam Mona, mos ma harro porosinë”.
Në të njëjtën ditë, Kryemadhi i shkruan biznesmenit Ardian Shatku: “E firmosi Mondi, nesër e përcjell tek Milena”.
-
-
Ylli Pata: Pse PD ka frikë nga fjala e Ilir Beqajt?!
12 Nëntor, 18:39
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


