Gjithë ajo shpresë dhe 6 milionë dollarë lobim shkojnë dëm/ I vjen fundi përrallës së Berishës me Sorosin, Trump mbështet sanksionet e lëshuara nga Biden

24 Qershor 2025, 15:30 / POLITIKË ALFA PRESS

Gjithë ajo shpresë dhe 6 milionë dollarë lobim shkojnë

Një dokument zyrtar i administratës së ish-presidentit Donald Trump, i publikuar në Federal Register më 2020 dhe ripërtërirë në vitin 2025 nga Presidenti Biden, hedh poshtë pretendimet e Sali Berishës se shpallja e tij “non grata” ishte produkt i një “komploti të Sorosit” dhe i një administrate të majtë.

Dokumenti në fjalë përforcon gjendjen kombëtare të emergjencës për Ballkanin Perëndimor, të shpallur për herë të parë në vitin 2001 dhe të rishikuar nga vetë Trump në vitin 2020, ku theksohet se korrupsioni dhe minimi i institucioneve demokratike në rajon përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Ky fakt rrëzon narrativën e Berishës, e cila prej vitesh përpiqet ta paraqesë sanksionimin e tij si një sulm të motivuar politik nga administrata Biden. Në realitet, parimet mbi të cilat mbështetet politika amerikane ndaj korrupsionit në Ballkan janë të qëndrueshme dhe janë miratuar nga të dyja partitë amerikane, duke përfshirë edhe vetë Donald Trump.

SHBA nuk ka ndryshuar qëndrim. Ka ndryshuar vetëm alibia e të sanksionuarve.

Po ndodh...