A do të fitojë PS një mandat të katërt? Blendi Klosi bën parashikimin për zgjedhjet e 2025

Blendi Klosi ka mbajtur një konferencë për të cilën ka bërë edhe një parashikim për zgjedhjet e 2025-ës. Klosi është pyetur nga gazetarët në lidhje me zgjedhjet dhe sa mandate është në gjendje të fitojë Partia Socialiste.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste u përgjigj duke iu referuar zgjedhjeve të fundit bashkiake.
“Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, apo të dielën, ne kemi një sondazh të vjetshëm, ku fituam 56 bashki nga 61. Një vit më parë, sot jemi një 1 vit nga fitorja e 14 majit, ku puna e PS dhe e Ramës dha një rezultat të jashtëzakonshëm. Do të jetë fitore më shumë se rezultati numerik. Nuk dyshoj se do të ketë më shumë se në zgjedhjet e fundit.”, ka thënë Klosi.
Gjithashtu ai ka shtuar se mazhoranca e ka mbajtur fjalën për drejtësi të pavarur dhe janë duke u përgatitur për fitoren e mandatit të katërt.
"Sa i përket drejtësisë, kushdo që është kërkuar të japë informacion para drejtësisë, nuk ka pasur kurrë pengesë nga PS dhe Rama. Ky është realizim i premtimit për një drejtësi të pavarur. Nuk kemi koment sa i përket raportit me drejtësinë. Tirana është qarku më i rëndësishëm në garën e ardhshme elektorale. Jemi duke u përgatitur për 2025. PS është e orientuar për fitoren e mandatit të katërt, ndaj po punojmë në të gjithë Shqipërinë. Përpjekja jonë është që në Tiranë të triumfojnë sërish siç triumfuam vetëm një vit më parë”, – tha Klosi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





