A do të hetojë SPAK shpenzimet marramendëse të mitingut të Edi Ramës në Athinë dhe shpërnguljen e administratës për një tubim partiak?

Mjafton të shohësh fotot e mitingut të Edi Ramës në Athinë për të kuptuar se e gjithë administrata e shtetit, drejtuesit kryesorë të saj, kryetarët e bashkive të vendit së bashku me punonjësit e tyre, ishin ngritur nga të katër cepat e vendit për të mbushur stadiumin e takimit në vendin fqinj.
Mjafton të shohësh fotot e kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, të Librazhdit, të Kolonjës etj. drejtues vendor për të ngritur pyetjen: për sa i duhej Edi Ramës ky show i sotëm?!
Afrim Krasniqi, politolog i njohur dhe drejtues i Institutit të Studimeve Politike, nëpërmjet një reagimi në platformën X ngriti me të drejtë disa shqetësime:
“Mitin & shw të PS në Athinë për “rienergjizim të partisë”. Fjalime& hartime&muzikë&foto&flamuj. Në 60 min fjalim të kryeministrit asnjë fjalë për votën e diasporës. Do ndahen 200 tesera partie. Kaq. Sipas ligjit, në pritje që PS të deklarojë në KQZ kostot financiare të aktivitetit”, shkroi Krasniqi në X.
A ka Partia Socialiste një kosto të aktivitetit të sotëm partiak në Athinë?
Sa është kosto e Air ALBANIA që udhëtoi Edi Rama me një shpurë të madhe gazetarësh dhe njerëzish të tjerë, që i kishte marrë me vete për të mbuluar takimin e sotëm?
A do t’i deklarojë PS-së kostot e djeshme në KQZ sipas ligjit të partive politike në vend?
A do të hetojë SPAK shpenzimet marramendëse të mitingut të Edi Ramës në Athinë dhe shpërnguljen e administratës për një tubim partiak?
Të gjitha këto pyetje kërkojnë përgjigje dhe kur dehja e tubimit të ketë dalë, Edi Rama dhe organizatorët e tubimit duhet të përgjigjen, sepse, përtej retorikës dhe propagandës, në fund ajo që ngelet është ligji dhe e vërteta.
Shqiptarët janë të ngopur me propagandë, ndaj ata janë më të etur se kurrë për drejtësi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

