A do të largohej nga qeveria? Rama: Unë do rri edhe pak, sepse do përmbush misionin për BE-në

27 Shkurt 2025, 09:14 / POLITIKË ALFA PRESS

A do të largohej nga qeveria? Rama: Unë do rri edhe pak, sepse do

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot i vendosur për ta çuar Shqipërinë drejt BE-së, si moment historik. Ai tha se do e vijojë misionin e tij dhe do qëndrojë edhe për pak në pushtet, derisa të arrihet ky qëllim historik.

Kryeministri iu përgjigj komentuesve, duke kujtuar se kundërshtarët i përkasin kënetës, bla-bla-blave dhe akuzave të paqena, teksa qëllimi i PS mbetet dërgimi i shqiptarëve në familjen Europiane.

Nëse sot ti Fatjon (komentuesi i radhës) dhe kua kua kuatë flasin për luftë ndaj korrupsionit, për ministra të gjykuar, në gjykim, nën akuzë apo të akuzuar, e di pse erdhi kjo ditë? Sepse e solli kjo ditë, e solli PS, e sollëm ne, ambicia jonë, për të hyrë në BE, lërini broçkullat dhe mos u fokuso te këneta dhe llumi i saj, fokusoheni tek kjo.

Unë do rri edhe pak, sepse do e përmbushim misionin, e kemi krijuar këtë fat dhe nuk mund të luajmë me këtë, dhe do e realizojmë. Fokusohuni! Është momenti për të marrë hak për popullin shqiptar në kaq breza për shqiptarë dhe të huaj, por më shumë të huaj, hakmarrja ka një emër një mision që është Shqipëria në BE, anëtare e BE.

Tjetër është të lëvizësh me pasaportën shqiptare në BE, tjetër të kesh pasaportë të BE. Tjetër është fëmijë shqiptar në BE dhe tjetër fëmijë i BE, apo vajzë që studion në BE në vajzë që është studente e BE-së. Të gjitha i merr era, fjalët i merr era, janë humbje kohe, janë turpe, për ju për veten tuaj, që hapni Facebook, dhe jashtënxirrni fjalë pa lidhje, bëheni papagaj, gjinkalla dhe insekte të kënetës.

Mendoni si patriotë, si njerëz që kanë fatin në këtë moment dhe me kontribut të tyre mund të fusin në BE Shqipërinë, vetëm me PS se të tjerët janë çeta e grumbullim njerëzish, shfyrje ambiciesh dhe inatesh. Nuk janë luftërat personale programe, nuk janë mllefet inate, nga ato janë bërë çorap shqiptarët. Kshu që është mirë të fokusohemi te gjërat që vlejnë”, u shpreh kryeministri.

Po ndodh...

ide