"A e ke kërcënuar Arben Ahmetajn? Rama shmanget: Kush ka probleme me drejtësinë, të përballet me të!
Ka zgjatur rreth pesë orë mbledhja me dyer të mbyllura e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila nisi që prej orës 11:00 të ditës së sotme, një mbledhje që pritet të pasohet nga një tjetër në 16 mars në qytetin e Durrësit.
Në një prononcim për gazetarët, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes, Rama foli për një sërë çështjesh të diskutuara jo vetëm brenda mbledhjes por edhe jashtë saj. Ai deklaroi me ironi se “shiu rrodhi me furi jashtë, por jo brenda”, duke shtuar se dhe ai bëri vetëkritikë.
Sipas Ramës, nuk bëhet fjalë për ndryshime, por se riorganizimi do bëhet në të mirë të punës, për të arritur objektivat e vendosur edhe për zgjedhjet e 2025-ës. Kryesocialisti pranon se është e nevojshme një hapje e partisë, ndërsa refuzoi të flasë për Ahmetajn.
"PS është në një proces të rëndësishëm dhe jemi shumë të vetëdijshëm që është më e nevojshme se asnjëherë më parë një hapje e madhe e partisë dhe një përfshirje sa më të gjerë për të gjithë ata që kanë dëshirën dhe nevojën e brendshme që të kontribuojnë", tha Rama.
Rama komentoi gjithashtu edhe vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit.
“Besoj se ardhja e sekretarit të shtetit në Tiranë ka domethënie të veçantë për kontekstin në të cilën sot ndodhet Europa e bota. Për kohën shumë të ngarkuar të një sekretari shteti. Fakti që gjen të nevojshme vendos në axhendën e tij të ndalet në kryeqytetin shqiptar si pikë referimi për rajonin tregon në mënyrë të posaçme se ku e kemi ngritur Shqipërinë në arenën ndërkombëtarë, dhe çfarë përfaqëson sot Shqipëria në rajon. Me krenari e them që Shqipëria është forca e shembullit për të ndërtuar paqen dhe të ardhmen e përbashkët dhe për tu ndarë nga një e kaluar e mbushur me tragjedi e prapambetje e raste të pafundme të humbura për ti lënë një vend më të mirë gjeneratave të tjera.”, deklaroi në lidhje me këtë çështje kreu i qeverisë.
Gazetarët nuk i kanë kursyer as pyetjen në lidhje me Arben Ahmetajn, nëse ai e kishte kërcënuar këtë të fundit në mbledhjen e kryesisë.
“Nuk bëjmë komente mbi komentet e kujtdo që ka punë me drejtësinë. PS e ka shumë të qartë pozicionin e vetë mund të pyesni sa herë të doni por është detyra jonë që drejtësisë ti japim të gjitha mundësitë të bëjë punën e vetë e pa shqetësuar nga ndikimi i pushtetit ekzekutiv e as nga komentet e atyre që përfaqësojnë PS. Kemi sot një ditë të re në rrugëtimin e gjatë, kemi një pikë të re strukturën anti-korrupsion për të bërë të mundur atë që deri dje dukej e pamundur. Koha kur flamuri i secilës parti ishte gjethe fikur ose çarçaf për të mbuluar hijet më trup ka vdekur", tha Rama.
A duhet Rama të mbajë një qëndrim ndaj Ahmetajt për qytetarët?
“Për qytetarët mos u shqetësoni sepse duhet të jeni shumë të sigurt që leximin e opinionit të qytetarëve dimë ta bëjmë më mirë se kushdo tjetër. Prej shumë vitesh kemi instrument shkencorë përmes të cilët kuptojmë opinionin qytetar. Zhvillojmë fokus grupe, çfarë kritikash kanë ata për ne. për qytetarët mos u shqetësoni, ata janë shumë të qartë, madje më të qartë sesa ne, e se ju (gazetarët) po e po. Qytetarët dinë shumë mirë ti ndajnë broçkullat nga thelbi. Pyetja që bëni është e tepërt e kotë e ka një përgjigje. PS unë e të gjithë ne nuk komentojmë çështje që lidhen me drejtësinë. Çdokush që ka çështje me drejtësinë do të përballet me të. Ka një gjë që.. ata ndihen viktima të forcave të errëta apo forcave të tjera por nuk është fare për mua apo për ne të shpjegojmë këtë fenomen. Kush ka probleme me drejtësinë ti zgjidhë me drejtësinë.”, vijoi kryeministri Rama.
Kujtojmë se, në fokus të punimeve ishin jo vetëm zgjedhjet parlamentare 2025, por edhe riorganizimi i strukturave brenda partisë. Pati analizë sa i takon punës së bërë nga strukturat e PS-së në terren dhe përgatitjet e zgjedhjeve parlamentare të 2025.
Punimet në Asamble kanë nisur me qarkun e Tiranës, ku Rama ka pasur rezerva për strukturën e PS-së në Kavajë për të vijuar më pas me Shkodrën, Lezhën e Fierin. Kryeministri ka kërkuar gjithashtu emrat e drejtuesve në bazë me performancë më të ulët.
-
“O besprem…”/ Vazhdon debati Romeo-Graciano: Je i shpifur!
11 Shkurt, 16:56 -
ide
Opozita ‘mos më prek me dorë’
PD në betejë me qeverinë, drejtësinë dhe ndërkombëtarët
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128