A iu anulua ftesa Ramës, për të marrë pjesë në Konferencën e Mynihut?

13 Shkurt 2026, 16:00 / POLITIKË ALFA PRESS
A iu anulua ftesa Ramës, për të marrë pjesë në

“Ekziston shprehja popullore, puthu me Milon, por sot kjo është, puthu me Dashin”. Edi Rama këtë të premte do të duhej që të ishte i pranishëm në Forumin e Sigurisë që mbahet në Mynih, por kryeministri u shfaq në krah të Dashnor Sulës, me prezantimin zyrtar si kryeinspektor.

Kjo shfaqje e kreut të qeverisë krah ish-deputetit demokrat, sipas Sali Berishës erdhi pasi Ramës i është anuluar ftesa nga organizatorët e Konferencës së Mynihut.

Në vend të Ramës, në Mynih u shfaq Taulan Balla.

“Edi Rama sot që kishte prenotuar hotele, salltanete dhe bëhej gati komunikata të parafabrikuara të na dërgonte nga konferenca më e rëndësishme vjetore e sigurisë në botë, që është Konferenca e Mynihut, nuk shkoi dot. Ai dhe ekipi i tij nuk u nis dot për Mynih, e anuloi”, tha Berisha.

Sipas liderit demokrat, Ramës i kanë anuluar ftesën për shkak të qëndrimeve të tij në mbrojtje të Ballukut, duke e konsideruar si një dëshkim diplomatik për kreun e qeverisë shqiptare. Berisha shtoi se edhe protestat e opozitës kanë luajtur një rol të rëndësishëm në anulimin e kësaj ftese.

“Është një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv për përpjekjen e opozitës shqiptare, për rikthimin e rendit kushtetues, rikthimin e shtetit ligjor, zgjedhjeve të lira, luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Ata, të cilët sulmojnë Sali Berishën se po njollos, sipas tyre Shqipërinë, u them puthuni me Dash Sulën, se Sali Berisha po mbron interesat e çdo shqiptari të ndershëm, e çdo atdhetari që e do Shqipërinë, e çdo qytetari që shikon të ardhmen e tij në vendin e tij”, tha Berisha.

Vetë Rama nuk ka bërë ndonjë koment, për mungesën e tij në Mynih.

Po ndodh...