A kishte dijeni për hakerimin? Ish-presidenti Meta: Më thanë në korrik, ja kush e bëri sulmin e parë

22 Shtator 2022, 22:09 / POLITIKË ALFA PRESS

A kishte dijeni për hakerimin? Ish-presidenti Meta: Më thanë

Ilir Meta ka folur rreth sulmeve kibernetike në vend. Ai akuzoi kryeministrin duke u shprehur se sulmin e parë ndaj sistemit e bëri Rama se ua dha patronazhistëve të dhënat e shqiptarëve, e ndërsa shton se për hakerimet u njoftua në korrik.

"Sulmin ne e dimë, sulmin e parë ndaj sistemit e bëri Rama, se ua dha patronazhistëve të dhënat e shqiptarëve. Prokuroria në vend të merrej me këtë, u mor me kolegët tuaj. Gazetari e ka për mision. por nuk u morën me ata. Ky jep siguri sikur çdo gjë është në rregull.

Ishit në dijeni të sulmit që ka nisur 14 muaj më parë?

Ilir Meta: Kam qenë në dijeni në muajin korrik për këtë situatë. Qeveria e dinte, ke raportet e ndërkombëtarëve. Ky është shteti mafioz që po flasim. Ka gjëra më të rënda. Janë një sërë problemesh.
Ky zotëria që i doli në mbrojtje patronazhistëve që janë harxhuar miliona euro. Një familjar i tij ka marrë 40 e ca mln euro. Ti erdhe në këtë situatë, do të vendosësh besimin e qytetarëve, jep dorëheqjen. Të mbaj përgjegjësinë e vet se hakerat i ka pasur 14 muaj.

Më mirë të hynë panik qytetarët sesa ta pësojnë. Ata ta kuptojnë çfarë aventuritri kane në krye të qeverisë. Ky të japi dorheqjen. Duhet ta japi nëse ka pak përgjegjësi. Ne jemi në luftë me këtë. E hakeroi ky i pari. Ja la 14 muaj fushën lirë dhe shikoj ca u bë. TIMS  pa bashkëpunëtor nga brenda nuk do hakerohej. I ftoj bankat të merreshin të Iraninët. Pse i mori të dhënat e qytetarëve?", tha Meta.

Po ndodh...