A mund ta drejtosh dot partinë në fushatë i mbyllur?/ Berisha: Donin të më zhduknin, por unë jam salduar në krye të PD!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shuar kureshtjen e opinionit në lidhje me drejtimin e partisë gjatë fushatës elektorale, për zgjedhjet e përgjithshme 2025.
Gjatë intervistës në ‘Opinion’, Sali Berisha pasi u pyet se si do ta drejtojë partinë në fushatë kur gjendet i mbyllur në arrest shtëpie, ai tha se kanë luftuar që ai të mos jetë më në krye, por vetëm sa është salduar si kryetar i PD.
Pyetje: Zoti Berisha, ju jeni deputet, por mbi të gjitha kryetar i PD. Ju duhet të drejtoni fushatën dhe për këtë duhet të lëvizni i lirë në të gjithë territorin. Si do realizohet kjo gjë?
Berisha: E gjithë beteja që është bërë gjer sot është bërë pikërisht që të largojnë Sali Berishën si kryetar i PD. Është shumë e njohur, nga viti 2021 deri sot. Mirëpo kjo jo vetëm e ktheu Sali Berishën në krye të PD, por e saldoi në krye të PD.
Pyetje: Po nëse gjykata nuk e pranon, a do ketë një drejtues tjetër fushate të deleguar nga ju?
Berisha: Fushata do drejtohet, sigurisht që janë 11 drejtues për çdo qark, lider të çdo qarku. Do ketë një grup qendror në komunikim konstant e të vazhdueshëm më Sali Berishën. Nuk ka mekanizëm, janë të pashpresë ata që mendojnë se mund të uzurpojnë apo t’i caktojnë PD-së kryetarin. Është çështje sovraniteti!
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128