“A ndikon Non grata e Berishës në zgjedhje ”/ Analistja Juela Meçani: Ndikon, por shumë u larguan nga PD kur iku Lulzim Basha

24 Janar 2025, 21:54 / POLITIKË ALFA PRESS

“A ndikon Non grata e Berishës në zgjedhje ”/ Analistja

Analistja Juela Meçani, e ftuar në emisionin Log. në News 24 deklaroi se non grata e liderit të PD Sali Berisha ndikon në zgjedhje. Meçani theksoi se heqja e non gratës të Berishës do “ngrohte” votuesit demokratë.

Sipas saj, një pjesë e elektoratit demokrat janë larguar në hije. Ajo tha se janë larguar, edhe për faktin që Lulzim Basha u largua si kryetar i PD, por edhe nga opozita e gjatë në kohë.

Juela Meçani: Unë besoj se fakti që Sali Berisha është non grata ndikon në zgjedhje. Nëse do hiqej non grata e Berishës, do kishte më shumë besim në mesin e demokratëve. Një pjesë e elektoratit u larguan në hije, edhe për shkak të opozite të gjatë.

Shumë ikën, edhe sepse u largua Basha, por edhe për faktin e non gratës. Por, sërish edhe nëse i hiqet non grata Berishës, deri tek fitorja e PD nuk besoj. Me situatën ku ndodhen të dyja partitë, PS ka më tepër shanse të fitojë zgjedhjet. Rama ka strategji çdo 4-vjeçar.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128