A ngjason protesta e opozitës me atë të 21 janarit? Ja si përgjigjet Flamur Noka
Ditën e nesërme më 7 tetor pritet të mbahet protesta e opozitës, e cila është cilësuar nga deputetët opozitarë si “nisja e mosbindjes civile”.
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Review” nga Selia e Partisë Demokratike tha se kjo protestë është ndryshe nga gjithë protestat e tjera të opozitës.
I pyetur nga gazetari nëse kjo protestë do ngjasojë me protestën e studentëve në 2018, me atë për vrasjen e Klodian Rashës apo me 21 janarin, Flamur Noka tha për një emision televiziv se kjo protestë është e kundërta e 21 janarit.
“Me 21 janarin nuk ka asnjë lidhje sepse 21 janari ishte organizim i një çete horrash kundër legjitimitetit të një pushteti, tani është organizim i qytetarëve, kundër një çete horrash. Është krejt e kundërta. Nesër do jetë dita që starton mosbindja civile. Revolta e qytetarëve do vërshojë në Tiranë”,-tha Noka.
ide
Pse nuk kemi pasur lider të mëdhenj deri tani?
Trump dhe Europa!
Show me Beqajn në komisionin e "opozitës", si rrezik për politizimin e korrupsionit!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128