A po mbështet George Soros, Partinë Socialiste?/ Ja çfarë thotë Veliaj...

23 Shtator 2022, 22:14 / POLITIKË ALFA PRESS

A po mbështet George Soros, Partinë Socialiste?/ Ja çfarë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në studion e “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka folur për marrëdhëniet e tij me familjen Soros.

I pyetur nga moderatori Xhafo se a po mbështet George Soros Partinë Socialiste, Veliaj tha se e vetmja forcë që ka përfituar nga fondacioni Soros është Paria Demokratike.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Duke qenë se ju jeni një investim i Sorosit dhe Rama mik i tij. A mund të themi se Sorosi po prish rregullat e lojës?

Veliaj: Nuk ka asnjë qindarkë të George Soros për PS. Ndërkohë që është e provuar që Fondacioni Soros ka ndihmuar PD të themelohet të paguajë rrogat të themelojë pluralizmin, gazetat e para dhe shumë anëtarë të shoqërisë Civile.

Xhafo: Nuk thashë që ju ka pagur, por po ju mbështet?

Veliaj: Më rezulton se e vetmja parti që është financuar, për tu themeluar për të paguar rrogat është PD.

Xhafo: Deri në cilin vit ka dhënë lek Soros për PD?

Veliaj: Unë nuk i mbaj pishtarin PD-së, deri në vitet 90-të. Si ka mundësi që partia që është financuar më shumë është tradhtare, mosmirënjohëse, është virtyt i atyre që drejtojnë PD. Pse mo unë e kam fajin që PD, Basha Berisha nuk dalin në zgjedhje. Po më pyet për PD që nuk më ha thepi fare. Kur ti nuk shkon në zgjedhje dhe tregon indiferentizëm për militantët e tu, për këta njerëz që nuk kanë respekt për njerëzit e tyre ti më thua pse shajnë Sorosin.

Xhafo: Çfarë nënkuptoni me mbështetje?

Veliaj: Mbështetja kryesore që provohet me letra është ajo financiare.

Po ndodh...