
Açka: Partitë e reja mund të krijojnë një pol të tretë, kam patur oferta nga...

Deputetja Flutura Açka ka diskutuar për të ardhmen e saj dhe për hapësirën politike në vend, gjatë një interviste në studion e News24 me gazetaren Ola Bruko. Ajo ka shprehur shqetësime mbi nivelin e politikës shqiptare dhe rritjen e partive të reja.
Açka theksoi se ka marrë shumë oferta brenda së djathtës dhe në skenën politike në përgjithësi.
Ajo vlerësoi se tani kemi një fluks më të madh politik dhe disa parti të reja që duhet të bashkohen për të sjellë një ndryshim, por shprehu frikën se ato po përpiqen të imitojnë klasën e vjetër.
“Do të dëshiroja një pol të tretë që të vendoset kundër këtij establishmenti për një freski politike,” theksoi Açka.
Deputetja theksoi rëndësinë e krijimit të një koalicioni mes partive të reja për të ofruar një alternativë të besueshme për qytetarët. Ajo shprehu shqetësimin se disa nga këto parti mund të sponsorizohen nga partitë e mëdha, duke kërkuar një angazhim të sinqertë nga politikanët për të punuar për interesat e shqiptarëve.
“Kryetarët e tyre duhet të bashkohen në këtë fluks të ri, jo kundër PD, por për të sjellë demokraci në hapësirën shqiptare. Problemi është se nuk po e shoh këtë. Ose po imitojnë klasën e vjetër, ose terreni shqiptar nuk është pjekur ende, ose ende nuk e kemi një shkollë të vërtetë politike. Do të dëshiroja një pol të tretë që të vendoset kundër këtij establishmenti për një freski politike. Kjo nuk arrihet nëse nuk krijohet një koalicion. Kam frikë se ndonjë prej këtyre partive të reja sponsorizohet nga njëra apo tjetra palë, se ndryshe nuk e shpjegoj dot që këta njerëz nuk janë patriotë. Duhet të harrojnë për një moment që kanë ekzistencë personale dhe të futen në një grup që u jep besueshmëri shqiptarëve”, u shpreh ajo.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128