
Afera ‘Partizani’/ Sali Berisha kërkon heqjen e masës së sigurisë, sot seanca në GJKKO për ish-kryeministrin

Në Gjykatën e Posaçme mbahet sot seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ka kërkuar heqjen e masës arrest në shtëpi, në të cilën ndodhet prej 30 dhjetorit 2023 nën akuzë për korrupsion për aferën “Partizani”. Seanca me gjyqtare Irena Gjokën pritet të nisë në orën 11:00.
Në seancë avokatët e ish-kryeministrit pritet të paraqesin një akt-ekspertim kontabël, të bërë nga ekspertë privatë, mes të cilit kërkojnë të provojnë që Jamarbër Malltezi, po ashtu nën hetim për dosjen “Partizani”, nuk i ka përfituar paratë me të cilat SPAK pretendon se ka korruptuar vjehrrin ish-kryeministër.
Ndërkohë, të martën në orën 10:50 një Kolegj Penal i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj e Sandër Simoni do të gjykojë pretendimin e Berishës për të shuar masat e para të sigurisë ndaj tij, atë të “detyrimit për paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK, për korrupsion së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128