Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani

24 Janar 2025, 17:30 / POLITIKË ALFA PRESS

Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos

Prokuroria e Posaçme ka pranuar kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të mos u paraqitur në institucion të hënën e 3 Shkurtit.

Kërkesa e depozituar nëpërmjet avokatit është pranuar, për shkak se Berisha do të udhëtojë në Gjermani, për një takim pune. Por ai do të paraqitet të hënën e tretë të muajit të ardhshëm. Apeli i GJKKO i riktheu masën detyri paraqitjeje me 2 herë në muaj në SPAK Berishës për këtë dosje, duke e rrëzuar revokimin e mëparshëm të GJKKO-së. 

Berisha ka pretenduar se Ka ftese nga CDU për në datën 3 Shkurt. Kjo ftesë mësohet se është dorëzuat e përkthyer nga ana e noterit.

Kreu i selisë blu është nën akuzë dhe i pandehur nga SPAK prej më shumë se një viti, për dosjen e aferës “Partizani”, me akuzën korrupsion pasiv.

Kërkesa është paraqitur në seancën e fundit paraprake (20 janar), nga avokati i Berishës dhe sot (24 Janar) është marrë miratimi i SPAK. Seanca e fundit paraprake u shty për në datën 31 Janar nga GJKKO, e cila do marrë vendimin për kalimin ose jo të dosjes në proces gjyqësor në themel.

Për herë të parë, në zbatim të masës së sigurisë, Berisha shkoi në SPAK më 6 janar, ku mblodhi vetëm një grusht militantësh. Berishës iu rikthye masa e detyrimit të paraqitjes më 3 janar 2025, nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi, pasi SPAK ankimoi lirimin e tij.

 

Po ndodh...