Agron Duka tregohet "burrë": Pakti që bëri me Ramën për Zgjedhoren na vrau, por prapë jam pas Berishës!

2 Gusht 2024, 12:58 / POLITIKË ALFA PRESS

Agron Duka tregohet "burrë": Pakti që bëri me
Për kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor praktikisht i kanë mbyllur listat dhe kjo është vrastare për partitë e vogla.

Në një intervistë në “Breaking” në Top News, Duka tha se pavatësisht "vrasjes" që i bënë partisë së tij, Rama-Berisha, ai është i detyruar që t’i bashkohet Berishës në zgjedhjet e 2025, për shkak se detyrohet nga listat e mbyllura ku shpreson të gjendet një vend i sigurt për atë personalisht. Për Agron Dukën ka një perceptim të përhapur edhe nga ai vetë, se më shumë se politikan është burrë që u qëndron parimeve. Në kuadër të kësaj burrërie ashtu siç kishte deklaruar sistematikisht, ai votoi kundër paktit vrastar ndaj votës së qytetarëve mes Ramës dhe Berishës. Por pavarësisht se Berisha e shiti te Rama kauzën e Dukës për një kod zgjedhorë me lista të hapura dhe që të gjitha partitë dhe kandidatët të jenë të barabartë ditën e votimit, Duka tregohet "burrë" dhe rreshtohet sërish me Sali Berishëni cili bashkë me Ramën, (Pakti që nga 2008 e në vazhdim), vranë partinë e tij dhe bënë pazar që mbi 100 deputetë të mos i zgjedh populli, por ti emërojnë ata të dy.

Komunikimi nuk na ka munguar, Berisha jo vetëm që komunikon me telefon, por mban edhe fjalime. E rëndësishme është të dakordësojmë interesa reciproke në kushte të krijuara. Nëse PD Berisha, Noka Gazi, nuk na japin aq sa na takojnë, do bëjmë pjesën që ngelet.

Federata e opozitës vazhdon. Nëse futem unë Fatmir Mediu, në atë 12-tshen nuk dihet kush do jetë i parë kush do jetë i fundit. Është e pritshme kjo lloj negociate. Pa interesa reciproke nuk mund të ketë marrëveshje. Nëse nuk do biem dakord, do tentojmë. Ky lloj kodi është vrasës për partitë e vogla, nuk mund të dalin vetëm.

Rama nuk pranonte asnjë ndryshim se e patëm fajin vetë ne kur dolëm nga parlamenti. Nëse do ishin koalicionet, ne do hynim vetë si parti të vogla në aleancë. Gafa filloi nga dalja nga parlamenti, Kodi zgjedhor është bërë në mënyrë të njëanshme”, u shpreh Duka.

Po ndodh...