
Agron Shehaj i përgjigjet akuzave të Sali Berishës: Databazën ia dhashë unë kur mbeti pa parti, më pas bëri kuvendin e famshëm të stadiumit

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i është përgjigjur Sali Berishës, i cili e akuzoi se ka vjedhur databazën e PD-së.
Sipas Shehajt, kur Lulzim Basha mori vulën dhe Berisha mbeti pa parti, ishte ai që i dha bazën e të dhënave Rithemelimit të Sali Berishës.
Kreu i Mundësia shton se me databazën që i ka dhënë, Rithemelimi e ka përdorur për të organizuar Kuvendin e 11 dhjetorit në stadium dhe vazhdon ta përdorë edhe sot.
Shehaj shprehet se ai ka ndërtuar kompani nga zero në Shqipëri dhe jashtë pikërisht duke krijuar databaza, platforma dhe duke investuar në teknologji.
“Kush më njeh e di shumë mirë që unë nuk vjedh. Kam krijuar nga hiçi kompani në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë, pa tendera, pa lidhje politike, pa ndihmën e shtetit. Kam krijuar databaza, platforma. Kam investuar në teknologji dhe kështu i kam rritur bizneset e mia. Por ndoshta doktor Berisha nuk e mban mend, por kur mbeti pa parti, pa vulë, pa asnjë lloj informacioni, isha unë që i dhashë databazën. Dhe me atë databazë kanë bërë Kuvendin e famshëm të stadiumit. Besoj se një faleminderit do të kishte mjaftuar.” – u shpreh Shehaj në video-reagimin e tij në rrjete sociale.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128