Akuzat e Bardhit për përfshirjen e Olsi Ramës në laboratorin e kokainës në Xibrakë, Kuvendi nuk përfshin në agjendë interperpelancën

2 Prill 2024, 18:01 / POLITIKË ALFA PRESS

Akuzat e Bardhit për përfshirjen e Olsi Ramës në laboratorin
Parlamenti nuk e ka futur në agjendë interpelancën me kryeministrin Edi Rama pas kërkesës së bërë nga Gazment Bardhi.

Ky i fundi iu drejtua me një kërkesë Kuvendit që kryeministri të japë të bëjë një interpelancë urgjente në lidhje me akuzat për vëllanë e tij që sipas Gazment Bardhit, rezulton i përfshirë në laboratorin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit.

Reagimi:

Edi Rama, i shmanget përballjes në Parlament me Kryetarin e Grupit të Partië Demokratike, Gazment Bardhi.  Ne kundërshtim me kushtetutën, Kuvendi nuk ka përfshirë në rendin e ditës kërkesën për interpelancë urgjente, mbi faktet e publikuara për perfshirjen Olsi Ramës, e vëllait të Kryeministrit, në trafikun e drogës në Xibrakë. Gazment Bardhi ka thirrur në një interpelancë urgjente Kryeministrin Edi Rama, duke adresuar

3 cështje:

1- A ka patur informacione nga shërbimet informative apo strukturat e Policisë së Shtetit, për shoqërimin e një familjari të tij me anëtarët e një organizate të strukturuar kriminale, apo për përfshirjen e vëllait të tij në këtë veprimtari kriminale? Nëse po, cfarë masash janë marrë. Nëse jo, a ka kryer verifikime dhe a ka kërkuar informacion, pas të dhënave të bërë publike edhe më parë?

2-A ka kërkuar dhe marrë informacion pse i vëllai, person me lidhje të forta politike, është përdorues i të njëjtit automjet me targë AA653DM, që në kohen e planifikimit dhe aktivitetit kriminal të Laboratorit të drogës në Xibrakë, përdoret nga Olsi Rama dhe 3 anëtarët e tjerë të organizatës kriminale?

3-Çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain tuaj Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë? Çfarë bën i vëllai me të njëjtën makinë, të cilën e përdor në të njëjtën kohë një organizatë kriminale e trafikut të drogës? ”.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128