Akuzat ndaj Bajram Begajt/ Rama: Koha kur presidenti udhëhiqte revolucione kundër qeverisë ka mbaruar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmeve të opozitës ndaj presidentit Bajram Begaj, pse ky i fundit dekretoi ndryshimet për Komisionet Hetimore.
Rama thotë në reagimin e tij, se koha kur presidenti udhëhiqte revolucione imagjinare kundër Qeverisë (i referohet Ilir Metës), ka mbaruar.
“Koha politike kur presidenti i Republikës bashkëudhëhiqte revolucionet imagjinare kundër qeverisë e në dëm të Shqipërisë, duke e përdorur Kushtetutën si koktej Molotov ka perënduar me kohë, siç do të mbaroje po njësoj, më shpejt se sa vonë, edhe ora e keqkuptimit të madh të politikës së ditës, mes punës mendore të parlamentarëve dhe aktivitetit fizik të tyre në sallën e Kuvendit të Shqipërisë!
Shqipëria është në një kohë tjetër dhe ky vit është kyç për rritjen e mëtejshme të pagave, investimeve publike e atyre private, të brendshme a të huaja, turizmit që në 2023 arriti rekordin fantastik të 10 milionë vizitorëve nga jashtë, e me radhë, prandaj ky vend s’ka asnjë sekondë për të humbur me askënd që vazhdon me orën e vjetër, duke kërkuar nëpër rrugicat e ngushta të Kuvendit a të zonës rreth tij, rikthimin e kohës së vdekur”, shkruan kryeministri.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
