Alda Klosi para drejtësisë/ Arben Ahmetaj: Uroj që t’ia dalë mbanë. Kam folur vetëm njëherë në telefon dhe…

23 Shkurt 2023, 22:12 / POLITIKË ALFA PRESS

Alda Klosi para drejtësisë/ Arben Ahmetaj: Uroj që t’ia

Arben Ahmetaj ka folur edhe për arrestimin e zyrtares së shtetit, Alda Klosi, me të cilën ai ka punuar. Sipas  tij, Klosi ka qenë një punonjës korrekte, ndërsa uron që ajo t’ia dalë në përballje me drejtësinë.

Ahmetaj tha gjithashtu se me Alda Klosin ka folur njëherë në telefon në muajin tetor dhe sugjerimi që i ka dhënë ka qenë “ndiq procedurën ligjore”.

Pyetje: Alda Klosi ju ka telefonuar, eshte e vertete?

Ahmetaj: Jo nuk është e vërtetë. Këtu heqja e vëmendjes është kthyer në instrument. Në këtë rast unë nuk jam tek përgjegjësia është personale.

Klosi ka ardhur nga UKT te Ministria e Ekonomisë, ka ikur te Ekonomia, e kam gjetur te Ministrinë e Financave dhe e kam lënë aty.

Në dijeninë time ka qenë punonjëse korrekte. Unë kam folur vetëm njëherë në telefon diku nga fillimi i tetorit. Për ta ditur ca bënin.

Sugjerimi im për të ka qenë ndiq procedurën ligjore dhe denonco. Sot ajo ka denoncuar vetë është para drejtësisë dhe uroj ta sqarojë dhe uroj t’ja dalë mbanë.

 

Po ndodh...

ide