Alex Soros riktheu foton me Ramën, Berisha tregon prapaskenat: Mesazhi ishte i jashtëzakonshëm

18 Shkurt 2025, 13:09 / POLITIKË ALFA PRESS

Alex Soros riktheu foton me Ramën, Berisha tregon prapaskenat: Mesazhi

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka treguar prapaskenat, sipas tij, të rikthimit të fotos nga ana e Alex Soros me kryeministrin Edi Rama në rrjetin social Instagram. 

Berisha, në një deklartë për mediat, u shpreh se mesazhi i djalit të George Soros ishte “m.q.s i fshiu nga mediat sociale Rama fotot, po ua sjell unë shikues”.

Kryedemokrati theksoi se postimi i fotos nga Alex Soros ishte “e jashtëzakonshme”, duke shtuar se “pavarësisht se është kundërshtar këtë ia bëri ai”.

“Por çfarë tha padroni, padroni tha “e ripublikoj me kërkesa të shuma” dmth po jua plotësoj m.q.s i fshiu nga mediat sociale Rama fotot, po ua sjell unë shikues, ishte e jashtëzakonshme. Pavarësisht se është kundërshtar këtë ia bëri ai”, deklaroi ish-kryeministri.

Sali Berisha: Qëndrimi i PD është shteti ligjor, shteti ligjor dhe mbi të gjitha shtetit ligjor, është kushti i të gjitha kushteve për të bërë Shqipërinë të madhe përsëri, për realizimin me sukses të programit të saj.

Në këtë kontekst besoj fort tek shqiptarët se një prokurori që arreston 3 liderë politikë të 3 partive kryesore opozitare, një prokurori që rrëmben mandate opozitës, një prokurori që amniston krimin elektoral, që arreston gazetar është fund e krye një prokurori politike pavarësisht aktiviteteve të tjera.

Prokuroria që arreston liderët e opozitës që Rama të marrë mandatin, këtë e tha JD Vance i cili u shpreh se “Nuk mund të fitoni mandat demokratik duke censuruar kundërshtarët tuaj, duke i burgosur, qoftë liderin e opozitës. Besoj e keni të qartë, se pikërisht në këto qëndrime është edhe ajo foto e munguar për atë foton e munguar që ta dini ju miq u mobilizuan avionë dhe miliona, por ajo fatmirësisht nuk shkrepi. Jo vetëm nuk shkrepi ajo foto, por u nxor nga arkiva një foto tjetër të cilën e ripostoi një nga dy kryestrategë botërore të fushatave elektorale La Civita me fjalët poshtë “kukulla dhe padroni” Edi dhe Alex.

Por çfarë tha padroni, padroni tha “e ripublikoj me kërkesa të shuma” dmth po jua plotësoj m.q.s i fshiu nga mediat sociale Rama fotot, po ua sjell unë shikues, ishte e jashtëzakonshme. Pavarësisht se është kundërshtar këtë ia bëri ai.

Ajo foto kishte një shkak tjetër madhor që mungoi, sepse në qindra miliarda të vjedhura të taksapaguesve amerikanë, në krye të piramidës së hajnisë ndërkombëtare është Rama me bashkëshorten dhe ish-bashkëshorten. Këto nuk i fsheh dot, janë dokumente ndërkombëtare që faktojnë se Linda dhe Delina kanë përfituar shumë përrallore nga paratë e taksapaguesve nga amerikanë qoftë nga USAID, qoftë të tjera.

Shqipëria do të ketë prokurorinë më serioze në raport me ligjin, por kurrë një prokurori politike.

Kryeministri Rama: Jam krenar për atë miqësi

Ndërkohë kryeministri Edi Rama, në rubrikën Sy m’Sy ditën e sotme, reagoi lidhur me fshirjen e fotove në rrjete sociale me Alex Soros, duke i konsideruar “përralla dhe histori propagandistike”, aludimet e prishjes së miqësisë mes tyre.

Kreu i qeverisë deklaroi tha se Alex Sorosin, i cili një ditë më parë ripostoi një foto me kryeministrin, e ka mik se është krenar për miqësinë mes tyre.

Ndër të tjera u shpreh se ka shumë miq që janë kundërshtarë mes tyre, por shtoi se “historitë mes amerikanëve, t’i zgjidhin ata mes njëri-tjetrit”.

Edi Rama: Unë Alex Sorosin e kam patur mik, të atin e kam mik dhe i kam pasur dhe do ti kem miq dhe jam shumë krenar për atë miqësi. Përrallat dhe historitë propagandistike që kërkojnë të lidhin gjëra që nuk kanë lidhje fare, mua nuk më impresionojnë.

Dhe, siç kam miq Alex-in, të atin, kam miq edhe të tjerë që nuk janë miq me ta. Por unë nuk bëj spekulime edhe mos u bëni qesharakë. Lërini historitë mes amerikanësh, t’i zgjidhin amerikanët me njëri-tjetrin. Mos gënjeni veten se këtu jemi ne kërthiza e botës etj etj. Kështu mos ma qaj hallin fare me miqtë e mi. Kam shumë miq që mes tyre janë kundërshtarë edhe armiq. Nuk do filloj të numëroj, por merr shijo  të gjithë koleksionin e të gjithë fotografive të mia dhe do shohësh se kjo është mëse e vërtetë. Këto historitë me kukulla e mjeshtri kukullash mos i hani. Po doni hajini, por nuk ju çojnë asgjëkundi.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128