Alibeaj i tërheq vëmendjen moderatores: Jam edhe kryetari në detyrë i Partisë Demokratike

23 Nëntor 2022, 21:07 / POLITIKË ALFA PRESS

Alibeaj i tërheq vëmendjen moderatores: Jam edhe kryetari në

Jo vetëm kryetar i grupit parlamentar të PD-së, edhe kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, kështu e ka cilësuar veten Enkelejd Alibeaj, gjatë intervistës “A2”.

Alibeaj foli për padinë e depozituar në Gjykatën e Tiranës, duke u shprehur se është në interes të Sali Berishës dhe të Edi Ramës, për të zvarritur procesin.

Unë kam kërkuar që gjykata ta përshpejtojë, nuk e di cilat janë arsyet dhe forcat, e imagjinoj, që e pengojnë daljen e asaj çështjeje në gjykatë”, deklaroi Alibeaj.

Moderatorja: Mirëmbrëma zoti Alibeaj

Alibeaj: Mirëmbrëma, edhe kryetari në detyrë i Partisë Demokratike.

Aleksandër Çipa: Cili është sekretari i përgjithshëm i PD

Alibeaj: Sekretar i Përgjithshëm i PD, është zoti Gazment Bardhi. Nuk ka asnjë kërkesë të depozituar pranë meje që zoti Bardhi të ketë kërkuar dorëheqjen. Nëse ka njeri që mund ta konfirmojë nëse është dorëhequr apo jo, unë jam.

Po ndodh...