Rritja e buxhetit për ushtrinë/ Ambasada e SHBA në Tiranë: Nën udhëheqjen e Trump, vendet e NATO-s drejt vendimeve historike për forcimin e mbrojtjes

24 Qershor 2025, 21:11 / POLITIKË ALFA PRESS
Rritja e buxhetit për ushtrinë/ Ambasada e SHBA në Tiranë:

Nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump, 32 vendet anëtare të NATO-s pritet të marrin vendime të rëndësishme që do të forcojnë ndjeshëm sigurinë kolektive dhe ndikimin e Aleancës në arenën ndërkombëtare.

Sipas një postimi të fundit nga Ambasada e SHBA në Tiranë, vendimi për të investuar 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në mbrojtje nga çdo shtet anëtar nuk është vetëm një hap për fuqizimin ushtarak, por edhe një sinjal i qartë i përkushtimit strategjik të aleatëve ndaj mbrojtjes së vlerave demokratike dhe stabilitetit global.

“Ky investim do të na bëjë më të fortë,” thuhet në deklaratë, “por ndikimi i tij do të shtrihet përtej fushës ushtarake, duke forcuar aleancat ekonomike, politike dhe të sigurisë.”

Kjo iniciativë vjen në një moment kur sfidat gjeopolitike janë në rritje dhe kërkohet bashkëpunim i ngushtë mes aleatëve për të garantuar paqen, stabilitetin dhe parandalimin e konflikteve në rajone të ndryshme të botës.

Po ndodh...