
“Amnistia Penale po përdoret për të nxjerrë nga burgu zyrtarë të korruptuar”, Basha: Ata që dënon gjykata i liron qeveria me vota në parlament

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklarar se Amnistia Penale po përdoret për të nxjerrë nga burgu zyrtarë të korruptuar.
“Është skandaloze të përdorësh amnistinë penale, që përdoret për arsye humanitare, që të nxjerrësh nga burgu apo të anulosh hetimet për zyrtarët e korruptuar të Ramës. Është ndërhyrje tek gjyqësori dhe reforma në drejtësi. Mesazhi që Rama dhe qeveria e tij japin, në kohën që janë treguar me gisht si një qeveri e korruptuar, se ata që i dënon gjykata i liron qeveria me vota në parlament.
Nuk është kjo ndërhyrja e Ramës në Reformën në Drejtësi. Rama i trembet drejtësisë, i trembet asaj dhe është bërë pishman për reformën. Ka menduar se mund ta kontrollojë dhe po bën gjithçka për të ndërhyrë dhe të vendosë mburojat qeveritare në funksion të pandëshkueshmërisë”, tha Basha.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128