Anëtar i Këshillit Kombëtar: Nuk do të votojë për asnjë kandidat në primaret e PD-së në Vlorë

3 Dhjetor 2022, 18:37 / POLITIKË ALFA PRESS

Anëtar i Këshillit Kombëtar: Nuk do të votojë për

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe njëkohësisht, Sekretar i Degës Vlorë Gjergji Nika, është shprehur se nuk do të votojë asnjë kandidat në primaret e PD-së në Vlorë.

Nika është shprehur se qëllimi i tij ka qenë gjtihmonë bashkimi i Partisë Demokratike dhe që opozita të dilte me një kandidat të përbashkët.

Ai shton më tej se gara e 23 majit 2023 për bashkinë është të godasish në zemër pushtetin aktual.

''Berisha nuk ka lançuar asnjë ide të re politike, që kur u vendos ne krye të PD. E njëjta gjë vlen për grupin e deputetëve që e ndjekin dhe për strukturat lokale të zgjedhura së fundmi, madje ata janë më inaktivë sesa ishin gjetë zgjedhjeve të Prilli 2021.'' është shprehur Gjergji Nika.

Deklarata e plotë:

Nuk do të votojë për asnjë kandidat në primaret e PD-së në Vlorë. Qëllimi im ka qenë gjithmonë bashkimi i Partisë Demokratike dhe që opozita të dilte me një kandidat të përbashkët.

Gara e Majit 2023 për bashkinë është të godasësh në zemër pushtetin aktual. Në garën e primareve që po ndodh brenda PD-së, nuk do votoj për asnjë, sepse qëllimi jonë dhe i demokratëve të ndershëm ishte që opozita zyrtare të dilte me një kandidat të përbashkët. Nëse Rithemelimi shkon pas agjendës së vet personale dhe shkon me kandidatë që nuk sfidojnë, ne kemi dështuar. Aq më shumë që këta kandidatë në finale do të rregjistrohen në sigla të tjera.

Grupimi i “foltores” përpiqet të kontrollojë sa më shumë pjesë të opozitës dhe nuk krijon as frymë as aksion politik. Mendimi im është që, forca politike ka nevojë të ndjejë qytetarin dhe t’i japë përgjigje qytetarit. Gjuha politike e opozitës sot është vetëm: dy protesta dhe akuza mbi grupimin Alibeaj.

Berisha nuk ka lançuar asnjë ide të re politike, që kur u vendos ne krye të PD. E njëjta gjë vlen për grupin e deputetëve që e ndjekin dhe për strukturat lokale të zgjedhura së fundmi, madje ata janë më inaktivë sesa ishin gjetë zgjedhjeve të Prilli 2021.

Shoqëria ka nevojë që të konkurrojë pushtetin autoritar të Edi Ramës. Si mund të jetë një parti shpresë kur komandohet nga një njeri i vetëm?!

Një nga defektet kryesore që kemi ne si shoqëri është që merremi me personin, jo me idetë. Një person që hyn në politikë i vë vetes një mision, ta çojë shoqërinë përpara, jo t’i shërbejë veseve të saj. Opozita po shkon drejt humbjes turpëruese dhe fitimitari më i madh i kësaj humbjeje do të jetë Partia e Lirisë, sipas marrëveshjes së dakordësuar me grupimin e “foltores”.

Nuk shkon më që t’i bindim shqiptarët që oferta më e mirë është ajo që më garanton mua të bëhem deputet. Jo! Oferta më e mirë është ajo që sjell largimin e pushtetit. Rama mundet nga dikush që është 100% i ndryshëm nga ai. Mundet nga dikush që ka vetëm vlera dhe vizion perëndimor!

 

Po ndodh...

ide