Arrestimi i Berishës/ Taulanda Jupi: PD mbështet organet e drejtësisë, çdokush që ka menduar ndryshe është baltosur

Anëtarja e kryesisë së PD, Taulanda Jupi, në intervistë në “News Line” tha se në dy vitet e fundit kushdo që ka menduar në PD kundër Sali Berishës është përballur me baltosje dhe sulme të paprecedenta.
Ajo tha pavarësisht kësaj, PD-ja është parti, e cila mbështet fort organet e drejtësisë.
“Është prej dy vitesh një fushatë baltosje kush mendon ndryshe nga Sali Berisha. Të gjitha atë që kanë qëndruar në interesa të PD janë baltosur njësoj si dje Enkelejd Alibeaj. PD i ka votuar, i ka mbështetur dhe do t’i mbështesë gjithmonë organet e drejtësisë. PD ka dorëzuar në kryesinë e kuvendit, një paketë ose një propozim, që do të krijojë mekanizmat e duhura për të mos patur fare imunitet për deputetët. PD është konsistente në betejën kundër korrupsionit”, theksoi ajo.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Koherenca qesharake e opozitës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
