Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI/ Gazetari: Ish-agjenti shqiptar, Qytetar Nderi i Tropojës

24 Janar 2023, 22:11 / POLITIKË ALFA PRESS

Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI/ Gazetari: Ish-agjenti shqiptar, Qytetar

Drejtori i Alfarpess.al ka treguar në programin ‘Ora e Betit’ se kush janë personat e implikuar me ish-zyrtarin e FBI të arrestuar, për marrjen e një ryshfeti 225 mijë dollar.

Poli Hoxha: Janë katër takime të konfirmuara. Personi A është Agron Neza nga Tropoja, Qytetar Nderi i Tropojës. Është një ish-oficer i Sigurimit të Shtetit që ka punuar deri në 1991 kur kryetar i SHIK ka qenë Hirakli Koçollari. Ka pasur pozita të larta, pastaj për një ngjarje kriminale, për një incident ka shkuar në SHBA, ka kërkuar azil dhe jeton në Nju Xhersi. Personi tjetër është ish-zëvendësministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës Dorian Duçka. Zoti Duçka deri vonë ka qenë drejtor në Berlin i një grupi korporatash energjitike për Europën Juglindore kineze. Në dosje trajtohet si këshilltar joformal i Ramës për energjitikën dhe sigurinë. Del në dosje që ka pasur në dispozicioin email zyrtar të qeverisë.

 

Po ndodh...