“Arrestimi i Veliajt fryt i pavarësisë dhe profesionalizmit të sistemit të drejtësisë”, Alibeaj: Ky zhvillim nuk ka lidhje me ndryshimet në administratën në SHBA

14 Shkurt 2025, 22:48 / POLITIKË ALFA PRESS

“Arrestimi i Veliajt fryt i pavarësisë dhe  profesionalizmit

Enkelejd Alibeaj thotë se arrestimi i kryeartit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është fryt i pavarësisë së sistemit të drejtësisë.

Në intervistën e tij për emisionin “Log” në News 24 me moderator Endri Xhafon, Alibeaj tha se arrestimi i Veliajt nuk ka të bëjë me ndryshimet në Uashington, pra me administratën e re të presidentit Trump.

Alibeaj: Ja dedikoj hetuesve të BKH, prokurorëve të SPAK dhe gjyqtarëve të gjykatës. Zero ndryshimet në Uashington. Modestisht e njoh mirë drejtësinë dhe sistemin gjyqësore dhe gjyqtarët. Nuk duan t’ia dinë fare për ndryshimet politike mijëra apo qindra kilometra larg. Kjo historia ballkanike që kemi idenë për të politizuar çfarë do lloj veprimtarie edhe të sistemit të drejtësisë e refuzoj.

Protesta me kaçak të paguar të bashkisë dhe të pushtetit, identike si fortesat që bënte opozita. Kanë të njëjtën sjellje ndaj të njëjtëve gjyqtarë dhe konkluzioni është i thjesht, janë duke zbatuar ligjin.

Pse e kemi të vështirë që kjo drejtësi e brishtë ka zgjedhur të strehohet nën ligjin. Për mua kjo që ka ndodhur është thjesht dhe vetëm fryt i pavarësisë profesionalizmit të sistemit të drejtësisë.

 

Po ndodh...