
Arrestimi i Veliajt/ Karamuço: SPAK po tregon se është i pavarur nga politika

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Now”, për të diskutuar lidhur me arrestimin e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.
Ai ndan mendimin se të gjithë procesin është gjykata që e vlerëson dhe se deri më tani nuk kemi ende një komunikim akuze.
“Ne kemi kuptuar që diçka e madhe po lëvizte pasi këtij hetimi iu bashkëlidh dhe vetë drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. Jemi përpara një mase sigurie që është marrë ndaj kryetari të bashkisë dhe masave të tjera për familjarët e tij dhe disa biznesmenëve. Nuk kemi ende një komunikim akuze, po flasim për një pjesë se çfarë ka bërë Prokuroria”, tha Karamuço.
Nga ana tjetër, ai shprehet i bindur se SPAK është një institucion i pavarur, të mos hidhet baltë mbi të për shkak se ky institucion po e tregon tashmë që nuk varet nga politika nga veprimet qe po kryen.
“Mirë është që kjo klasë politike që e duartrokiti këtë reformë të mos hedhë baltë mbi këtë reformë dhe produktet e saj. Ky moment na çon në një tjetër pikë ku kuptojmë se bien të gjitha akuzat e deri djeshme që SPAK nuk është institucion i pavarur, që SPAK është produkt i reformave, të gjitha këto bien dhe çertifikata që ka ngelur e SPAK-ut, është fakti që është një institucion i pavarur. Na duket e habitshme kur thuhet sepse s’jemi mësuar për drejtësi të pavarur por një nga pjesët e sistemit që po funksionon është ky që kemi ngritur nga 2016, dhe me veprimet që po kryen po tregon që është e pavarur nga politika, si rrallë herë”, shtoi eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128