Artur Bushi reagon pas dëshmisë në SPAK: Thirrja nuk ka lidhje me tenderat por..

17 Mars 2023, 14:51 / POLITIKË ALFA PRESS

 

Artur Bushi reagon pas dëshmisë në SPAK: Thirrja nuk ka lidhje me

Kryebashkiaku socialist i Krujës, Artur Bushi thotë se dëshmia e tij sot në SPAK ka lidhje me një kallëzim të bërë nga një qytetar krutan, shtetasi Muharrem Hoçja. Sipas tij, ky person ka bërë tre ndërtime pa leje dhe pretendon se po sulmohet personalisht nga kryetari i bashkisë.

“Thirrja në SPAK ishte vetëm për këtë pjesë dhe nuk ka asnjë lidhje me proçedurat e prokurimeve dhe tenderave publike”, shkruan Bushi në llogarinë e tij në Facebook.

Statusi i Artur Bushit:

Dhashë shpjegimet e mia në përgjigje të ftesës së Prokurorisë, mbi çështjen në fjalë dhe do të vij sa herë që do të jetë e nevojshme prania ime, sepse unë nuk i shmangem të vërtetës dhe ligjit”, vijon kryebashkiaku i Krujës, duke u shprehur se çdo aludim tjetër bëhet për të baltosur atë përpara 14 Majit.

Duke respektuar strikt proçedurën hetimore dhe në respekt të informimit të publikut për aq sa më lejon ligji, dua të bëj me dije se sot kam qenë në zyrat e SPAK për të dhënë dëshminë time ne lidhje me kallëzimin e një qytetari nga Kruja, Muharrem Hoçja, i cili ka pretendimet për sulme personale nga ana Kryetarit të Bashkisë Krujë, në lidhje me zbatimin e ligjit ndaj tij, për tre ndertime pa leje të bëra nga ky shtetas, ndaj të cilave janë marrë të gjitha masat ligjore!

Thirrja në SPAK ishte vetëm për këtë pjesë dhe nuk ka asnjë lidhje me proçedurat e prokurimeve dhe tenderave publike.

Dhashë shpjegimet e mia në përgjigje të ftesës së Prokurorisë, mbi çështjen në fjalë dhe do të vij sa herë që do të jetë e nevojshme prania ime, sepse unë nuk i shmangem të vërtetës dhe ligjit.

Çdo aludim tjetër dashakeq në media apo portale e quaj pjesë të fushatës politike të 14 Majit, e cila tashmë ka filluar dhe për fat të keq, opozita ka zgjedhur baltën dhe dezinformimin e publikut."- shkruan Bushi.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128