“Ata që thonë gjithmonë po”, Milori: Në listat e sigurta, besnikët e kryetarit

26 Shkurt 2025, 23:50 / POLITIKË ALFA PRESS

“Ata që thonë gjithmonë po”, Milori: Në listat e
E ftuar në emisionin “Barometri”, gazetarja Mirela Milori tha se listat e sigurta të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025 do të përbëhen nga persona besnikë të kryetarëve dhe ata që kurrë nuk dalin kundër.

“Te listat e sigurta do të vendosen emrat që ata i duan në parlament. Përvoja ka treguar që natyrisht në këto lista janë njerëzit që janë gjithmonë pranë liderëve, siç janë ata që janë pranë Ramës, ashtu edhe ata që janë pranë Berishës, dhe që nuk guxojnë të kenë një mendim politik të kundërt me liderët e tyre. Ne nuk kemi parë debat politik, nuk kemi parë kundërshti të hapura në Kuvend. Për këta njerëz, si për Tiranën, ashtu edhe për qarqet e tjera, do të jenë ata që janë besnikë të liderëve, që janë të urtë, që do të ngjallin reagime dhe do të bëjnë zhurmë për të rritur tensionet. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, dhe askush nga palët nuk është i sigurt për fitimin”, tha Milori.

Milori tha se në lista do të jenë dhe personat që sjellin vota ndërsa tha se në PS mund të ketë një strategji për djegien e figurave të vjetra.

“Do të shohim njerëzit që sjellin vota, dhe ata që nuk janë në listat e sigurta, do të vendosen në qarqe të sigurta. Shikoni drejtuesit politikë të këtyre qarqeve dhe do të kuptoni nga vendosja e emrave. Kryetari do të ketë në parlament ata që i duhen për arsye të ndryshme, ndërsa PS do të spastrohet nga ata të vjetrit që kanë ngelur, sepse janë ndryshuar qarqet tre muaj para zgjedhjeve, dhe kjo kërkon kohë. Ky është momenti për të vendosur ata që mund të “digjen” politikisht, siç ndodhi me Xhafën dhe Boçin, të cilët vërtet rezistuan, por janë shembuj të atyre që mund të përdoren për t’u larguar nga politika. Palët do të bëjnë pastrime të tilla për të qenë “pak më të pastër”, dhe ata që kanë mundësinë, do të shfrytëzojnë çdo mundësi për të fituar”, tha Milori.

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128